Ka marrë peng regjistrimin e PD në zgjedhje, Ilirjan Celibashi del e flet si analist: S’kam pikën e interesit i kujt është faji

14 Mars 2023, 09:30Politika TEMA

Ka marrë peng regjistrimin e PD në zgjedhje, Ilirjan Celibashi del e

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur në emisionin “Log” si analist për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, për të cilën ai është përgjegjës dhe po e mban peng.

Ai u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne. 

Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve. “Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit”, deklaroi Celibashi.

Ai ka sqaruar edhe deklaratën e bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ai tha se “në perceptim e tij personal, kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha”. Për të sqaruar deklaratën e tij, Celibashi tha se e gjitha ka qenë një deklaratë e bërë si reflektim i pretendimeve të përfaqësuesit të Sali Berishës në mbledhjen e KQZ.

Sa kohë që ligjvënësit kanë parashikuar që vendimmarrjen e komisionerit të kontestohen në KAS dhe vendimmarrjet e KAS të kontestohen në Kolegjin Zgjedhor, vendimmarrjet mund të jetë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Duhet të prezumojmë që vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet të ishte ai vendim që kishte marrë. Kryetari i PD në perceptim nuk ka vend për të folur për sa kohë je në pozitën e funksionarit publik.

Ajo që dikush është përpjekur ta sjellë jashtë kontekstit ka qenë pjesë e narrativës. Secili mund t’i japë kuptimin që do fjalëve të dikujt tjetër. Ne këtë realitet jetojmë. Ajo ka qenë një deklaratë që ishte pjesë e narrativës arsyetuese dhe ishte në reflektim të pretendimeve të përfaqësuesit të zotit Sali Berisha. Në arsyetim të atij pretendimi ishte ajo deklaratë. Për të thënë se perceptimet nuk mund të vendosin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarëdo me thënë narrative”, deklaroi Ilirjan Celibashi.

13 Komente

  1. k
    k

    Sigurisht që shqipëria është shtet me ligje të rrepta dhe strikte. Vret një njeri , paguan gjykatesin, dhe zhdukesh i lirë. Fajin e kanë tjerët , dhe kush vdiq. Shtet i korruptuar paftyrësisht dhe i pariparueshëm.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Çoheni Celibashin në Big Btother të zgjidhet kjo punë shqiptarçe

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jugu vdes per sali kelyshin pazarliun e paskrupull

      Qelbashi eshte vegel qorre ne duart e Berishes e Rames. Perjashtojne Lulin nga regjistrimi i dhurojne bershes sa bsshki do ai dhe vazhdon me vulen gjoja ne gjykata. Jugu nano rama jane qire Shume ne prapanice me berishen dhe nuk ndahen dot prej tij. Qen me te mire te zgjebosur per ta ndersyer kunder Veriut nuk gjejne dot. E kane rritur ne Bllok ne kushte laboratorike! Rrotecari berisha drogaxhiu rame e qorrmafia nano nuk e trembin dot me kurre veriun. Sa te pashprese jane! Zoti i vrafte e shofte!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kelyshi Qelbashi

        Ky rrote kari pse nuk e merr vendimin,zbardh vendimin dhe te kaloje ne KAS? Meqe thote nuk e lejon ligji ta regjistroje pd e Lulit ne zgjedhje? Ndsj duhet qeruar ky njeri me cdo mjet!!!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

          Me kaq drama "familjare" qe ka patur Iliriani po t'i behej nje test psikologjik me siguri do te dilte i papershtatshem edhe per patente makine, jo me pastaj per te drejtuar zgjedhjet e Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sula

            Kur perpiqesh te spjegosh broçkulla, broçkulla te tjera do prodhosh. Nje pyetje retorike. Perse nuk e dhe edhe per Alibeajn percetimin e mbeshtetsave te tij por preferon te kalosh në orgazem per te nenvizuar vetem preferencat per Berishen ?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goliku

              Në Shqipëri, ligji është në dorën e kriminelëve. Kriminelët vendosin për fatin e njerëzve të krimit, për viktimat, zgjedhjet dhe, gjithë jetën e vendit. Ky Celibashi, është njëri nga këta kriminelë madhorë.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Ta ka zene koken me dere mor idjot kunati yt Fatmiri i Gerdecit dhe Sali krimineli prandaj na dridhesh e perdridhesh. Ty duhet të të shkarkojne urgjent.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Holandezi

                  Nje zgjidhje duket se i ka dhene dramave o Vito se ne TV fuket sikur ka marr qetsusa. Ne zyr ena duket sikur esht tap por era nuk i ndjehet. Larg qoft kushedi ca plurash kombinon

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Byrektore SHQIP-i

                    Mania e njerëzve me dije gjysmake është për t'u marë me probleme të vështira. Pra ti o qylaf në pozicionin që mban duhet të zbatosh me rigorozitet ligjet dhe jo të na interpretosh dhe shpjegosh mendimet e tua mender filozofike.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirian Qelbaci

                      Celibashi paska marre peng rregjistrimin e asaj PD "zyrtare" ne zgjedhje? Pse...ka vajtur gje ai Kreu i asaj "zyrtares" Lyl Basha pra, qe te beje regjistrimin e saj ne zgjedhje....apo duhet ta rregjistroje Celibashi me firmen e tij? Shkoni mor se late nam me keto bythlerpirjet per kete pusht-shtet Rama. As nje ish-Minister i Rames ne krye te KQZ nuk e doni...ke doni. Ramen vete ne krye tev KQZ, or budallenj?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sulo

                        Pjesa me interesante eshte qe Tema-n dhe enciklopediket e saj neper komente Po i pret barku pse nuk po rregjistrohet PD ne zgjedhje! Cila PD o rrembythje…. ajo qe i ben fresk bangladeshasve???

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          NDRYSHE

                          Ore Cilibash, po kaq budalla na din si veten. Pse mashtron? Ajo ishte deklarate direkt e jotja qe sipas teje kryetar i PD eshte Saliu. Ti si bufon qe je e shperfille ligjin dhe u talle me anetaret e KQZ e me te gjithe. E sot i thirre mendjes per gafen tende dhe thua qe e gjitha ka qene nje deklarate e bere si reflektim i pretendimeve te perfaqesuesit te PD ne mbledhjen e KQZ. Qe bie kaq poshte nje jurist nuk me shkonte mendja. S'ke ci ben, e shkreta mendje te eshte bere lemsh. Kur ke halle te pazgjidhme ne falimje veshtire eshte te jesh ne terezi. Te drejte ke. Largohu me mire me nder te pakten, se nuk je per ate te keqe. Nje keshille: Mendohu mire para se te shprehesh se nuk jane te tjeret njesoj me nivelin tend

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje