
Kryeministri Edi Rama iu bashkua festimeve për Ditën e Verës në Elbasan.
Në një prononcim për mediat, Rama përmendi edhe premtimin e bërë për pensionistët teksa shtoi se kësti i parë do të shpërndahet në prill.
“Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine kemi disa lajme të mira për ata që punojnë dhe që besojnë te puna. Duke filluar nga paga minimale që përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive për këtë mandat, dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë.
Zbatimi është duke filluar nga prilli për të gjitha kompanitë, në shtet dhe në privat. Kemi gati edhe projektligjin për të mbajtur premtimin e dhënë që nuk do të ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë të reja. Sot me pagën minimale të riparë shkojmë në një pozicion më të mirë në rajon duke lënë pas disa vende.
Dua të uroj pensionistët dhe t’u them se përtej të gjitha thashethemeve, të përditshme të politikës dhe mediave, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’u shpërndarë një tjetër mbështetje speciale por siç e kemi thënë kësti i parë në prill dhe do të shikojmë menjëherë sesi kryesorja në administrimin e atyre të ardhurave do të jenë për pensionistët.
Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë dhe mbi të gjitha me sa më shumë dritë sidomos në mendje dhe në zemrat tuaja“, tha Rama.
Vrave shpresen....demi me I madh qe u bere Shqiptareve, vrave dhe ate cik opozite mjerane.....
Te ruajt Perëndia ore kryeministër i vegjëlisë...vaji avanti mbret.
Shpresojme qe pensionistet te marrin are qe meritojne
nje njeri i fjales keni qene gjithmone z.Rama
mos u merni me thashethemet qe thone sepse duan vetem tw pervajne kete popull
cdo premtim e ke mbajt lere ca flasin gojet e liga
Me vjen shume mire qe nuk e ka harrur asnj cast premtimin per pensionistet.
Normale sepse seshte si berisha qe bente premtime boshe
Sa gje e mire kjo qe nuk e harron kurre premtimin e dhene Rama
Shume mire qe nuk e kane harruar pasi jane nje kategori qe kane shume nevoj
Mbeshtetje mese e merituar per pensionistet
Shume mire qe mbeshtetni edhe pensionistet me shperblime, por me mire do te ishte rritja e pensioneve ashtu sic po beni me pagat per punonjesit e sektorit shteteror dhe atij privat. Me ligj duhet te ruhet indeksimi i pagave me pensionet!
Bravo Elsa, Niku, Sara, Olion, Aliu e te tjere, qe bejne elozhe qeverise se helbete meqenese je i njejti person ke ndjekur nje taktike. Sqenke finok. Qeveria po tallet me pensionistet. Nuk mjafton nje rritje qesharake. A mund te kaloje njeriu me lemosha. Kompesim eshte 150 leke per buken, kur kjo shifer shkon per 1 dite. Te pakten kurseni talljet.