Regjistrimi i PD, Sefa-Celibashit: Kërkesa jonë të ndahet nga Berisha! Po i shkaktoni një dëm të madh PD

14 Mars 2023, 16:26Politika TEMA

Regjistrimi i PD, Sefa-Celibashit: Kërkesa jonë të ndahet nga

Përfaqëuesi ligjor i Enkelejd ALibeajt në Partinë Demokratike, Indrit Sefa i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, që dy kërkesat për regjistrimin e kësaj force politike të shqyrtohen të ndara.

Sefa u shpreh se ai është përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe jo i Lulzim Bashës.


“Kërkesë proceduriale. Komisioner, ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Mesa u njohëm, në vendimin me nr.158, ora 10:00, jeni referuar në mënyrë të gabuar; kërkues Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesit të zotit Lulzim Basha si kryetar i PD-së. Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Janë dy kërkesa të ndryshme, që komisioneri duhet t’i vlerësojë në vendime të veçanta. Në asnjë rast me vendim të përbashkët. Kërkoj që në shqyrtimin tuaj të merren kërkesat në mënyrë të veçantë. Janë dy kërkesa të veçanta, me dy subjekte të ndryshme”, theksoi ai.

Sefa e ka akuzuar Celibashin se me mosveprimet e tij i ka shkaktuat një dëm të madh PD-së pasi nuk mund të bëhet pjesë e koalicioneve, e ndërsa e ka akuzuar se po merr një rol aktiv në këto zgjedhje.

“Ju e keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal i individit, ndërkohë që Kodi dhe vendimi i Komisioni Rregullator, shprehet qartë që është impenjim sipas funksionit, dhe angazhohet që partia nuk do të marrë pjesë në shitblerje të votës. Jemi të bindur që ajo është një detyrim si pasojë e funksionit dhe mund të delegohet.

Ndaj interpretimi nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë një dëm për PD se jemi në limitet për bërjen e kërkesës së koalicioneve partiake. Afati i fundit është data 15 mars, ju ka dhënë juve një rol aktiv në zgjedhje, KAS shpreh qartë që afati që keni vendosur ju prej 48 orësh kishte mbaruar në orën 10:00 të orës 10:00, ju nuk keni marrë asnjë vendim për 100 orë.

Ndaj veprimi dhe mos veprimet tuaja në kohë, i kanë shkaktuar PD një dëm, duke mos i dhënë mundësi që të marrim pjesë në koalicione. Qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe në asnjë bazë të ligjit. Kërkesa për datën e zgjedhjeve vendore nuk e drejtë, se ai vlen për këto zgjedhje”, tha Sefa.

1 Komente

  1. A
    Artibr

    Mir e I the cefa po kujte i thua kjo drejtesi vret e prêt nate e dite po ju dredhur qermiku dhe asnje nga juve nuk protrstoni kunder drejtesi s po e keni me ramen po ramen e le vjedhi kjo drejtesi dhe si rjedhoj kundershtari shqiptareve eshte drejtesia prijani briret dashit nxirini nga zyrat se kan 33 vjet qe masakrojne shqipetaret aty duhet ber revolucian jo te km se ata e mbajne ramen ne pushtet nqs e keni seriozishte te gjith shqipetaret i keni pas hape ni gojen

    Lini një Përgjigje