Vendimi i Celibashit për PD, si dekreti i Metës për 30 qershorin

14 Mars 2023, 19:19Politika TEMA

Vendimi i Celibashit për PD, si dekreti i Metës për 30 qershorin

Nga Ylli Pata

Enkelejd Alibeaj ka të drejtë në arsyetimin e tij kur thotë që në 32 vjet me këtë sistem, asnjëherë nuk ka ndodhur që të mos regjistrohet një subjekt politik në zgjedhje. Prej vitit 1991, në turet periodike zgjedhore; vendore apo parlamentare, të përgjithshme apo të pjesshme, kanë konkuruar një numër shumë i madh partish të mëdha, të mesme, të vogla, apo shumë të vogla, por asnjërës nuk ju është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje, edhe pse ndonjëra nuk ka marrë as votën e kryetarit.

Po të listosh radhën e gjatë të partive me plot ngjyra e emra nga më të çuditshmet në këto 32 vitë, nuk dalin dot faqet e një gazete. Një komision zgjedhor, vërtetë shikon procdurat ligjore, por ai nuk është polici ndaluese, por një arbitër që krijon mundësi e hapësira për këdo që të kandidojë në zgjedhje.

Ndalimi i kandidimit për justifikime procduriale, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për grupimin politik të Arlind Qorit, është një precedent i rëndë, që kthen mbapsht standardet demokratike të një institucioni që është gjithëpërfshirës e jo pengues.

Megjithatë, nga vendimi i Celibashit sot, vetëm nga komentet e përkrahësve mediatikë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kuptohet qëllimi i marrjes së këtij absurditeti juridik.

Sapo u bë i ditur vendimi, rrjeti shpërtheu në “eureka” të foltoristëve që po hapin me shpejtësi fabulën se PD nuk do të regjistrohet ngaqë nuk ka mbështetje elektorale.

Po cilat janë pasojat juridike të vendimit të Ilirjan Celibashit? Juridikisht është “nul” dhe ngjan thuajse dy pika uji me dekretin e Ilir Metës për të anuluar zgjdhjet vendore të 30 qershorit 2019. Ky vendim është praktikisht nul, e sipas të gjitha gjasave do të hidhet poshtë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i KQZ-së, i cili është kolegjial e jo personal.

Megjithatë, efekti politik i tij është destabilizues, njëjtë siç qe dekreti i Ilir Metës në 2019, ku u synua hedhja në erë e sistemit politik në vend. Edhe në këtë rast, mos regjistrimi i partisë kryesore të opozitës, për interes politik të foltores, krijon një situatë kaosi brenda mbështetësve dhe strukturave të opozitës në bazë. Si foltorja e Berishës, ashtu edhe PL-ja e Ilir Metës, aktualisht janë më shumë superstruktura që veprojnë nga qendrat dhe shtëpitë e rëndësishme mediatike dhe makinerisë së propogandës. Asnjëra nuk ka struktura kapilare në bazë. PL, si pasojë e shkërmoqjes së LSI-së në territor, dhe foltorja, si pasojë e luftës që i hapi Partisë Demokratike për ta marrë kontrollin në mënyrë diversive.

Por ka edhe një gjë, kjo situatëështë një shans për PD-në  Enkelejd Alibeajt, që të lërë lojën krejt pa bukë të bashkimit që nuk ndodh, e të mobilizojë reagimin si trupë politike të PD-së, kryesisht në bazë, për të kontestuar një bombë atomike që Ilirjan Celibashi ka aktivizuar dhe po tenton të hedhë në sistemin politik shqiptar.

Precdenti kaq i lehtë i përjashtimit të një partie politike nga pjesëmarrja, edhe pse e pranon vetë se është e ligjshme është një atentat, një puç ndaj një institucioni bazik demokratik. E me ç’motivacion? Kërkon një letër nga Basha, kur ky i fundit thotë unë dorëheqjen e kam kompletuar me të gjitha dokumentet. Kur është e ligjshme për gjykatën, përse nuk është për Celibashin? I cili thotë nga ana tjetër se për atë është Berisha kryetar, por e ka opinion. Nëse e ka opinion, atëherë ai nuk mund të jetë krykomisioner i KQZ,-së ngaqë është palë. Xhanëm këtu isht kleçka e votimit nga PD-ja të tij tre vjet më parë. E këtë kokërr ulliri e hëngri edhe Basha, edhe Alibeaj e Bardhi, që e mbajnë veten jurist të zotë…

13 Komente

  1. K
    Kritiku

    Vazhdojne iditotet e gazetarise qe ti bien fyellit ne te njejtin vrime. Mbrojne Enkelejd Alibeajn me idiotesine e pafund. Enkelejd Alibeaj tregon qe as e ka idene e ligjeve dhe vazhdon me inatin tipit provincial qe te jete kunder çdo gjeje qe ai nuk e kupton dot. PD-ja eshte nje grumbullim shpellares dhe qe jane shume larg qyteterimit. Kur ishin ata ne qeveri shaterruar shtetin e ndertua me aq mundim per 45 vjet me rradhe dhe vendosen rrumpallen si metode jetese. Rrumpalla si karakteristike e PD-se nuk mund qe te kuptoje se si veprohet ne nje shtet me ligje. Pasi Basha u largua nga drejtimi i kesaj bande qe quhet PD, drejtuesi i ri duhej qe te regjistrohej si kryetar i ri. Kjo nuk u be sepse asnjeri tek kjo bande nuk di se si veprohet sipas ligjit, por i ben punet me ane te stilit te tij shpellar. Nese do te kishte nje regjistrim te rregullt te kryetarit te PD-se atehere asnjeri nuk do te ishte kunder regjistrimit te PD-se ne zgjedhjet e tanishme. Mos ia kerkoni fajin Celibashit por kerkojani rrumpalles PeDe-iste. Ti Mero, je shume larg kuptimit te kesaj gjeje, prandaj mos shkruaj idiotesira duke thene qe veprimi ishte politik. Kjo tregon nivelin skandaloz te vetequajturve juriste qe jane tek kjo bande cubash malesh. Nese gjerat behen sipas ligjit, nuk do te kishte guximin asush qe te merrte vendime ne kundershtim te ligjit. Pika qe nuk ju bie ju te vetequajtur gazetare qe e mbytet lexuesin shqiptar me injorancen tuaj.

    1. P
      Pilo Lala

      Eshte e vertete, Alibeaj dhe ai byth.levizuri jane arrogante, bejne te fortin ne PD. Celibashi po zbaton ligjin. PDja do rregjistrohet, me hir o me pahir, se nuk i la Ambasada Amerikane te ikin nga gara. Ambasadorja e ndoqi Sliun, e la jashte, tani e ka ne dore vete cfare te bej me Celibashin. Cdo gje do shkoj sic duhet, PDja do rregjistrohet.

      1. D
        Dakord

        Zoti Kritik. Koment i shkelqyer perveç se akuzon Meron kur artikullin e ka shkruar zoti Pata.

      2. z
        zgjedhesi

        Pate mos ndoshta kjo eshte nje loje e klanit Berisha dhe KAS-ja ,per hire te pranimit te jeres pale do i njohe te drejten edhe pales tjeter!!!!!!!!!!!! Jetojme ne shekullin e Nard Ndokes dhe Mul Nokes dhe gjithça eshte e mundur.Ditet ne vijim do ta vertetojne.

        1. x
          xhemal

          Gazetar. S'eshte e verrete qe opozita eshte PD..doni ju ta besoni eshte gje tjeter..PD ska qene kurre parti politike po' nje cete anarshistesh,zhvatesish,dhunuesish,percarsish,shpifshis( gjithmone flas per udheheqjen)..eshte ne te mire te shqiperise te shkrihet..do shpetoje nga salinjt e salizmi si menyre te menduari e vepruari.ka plote opozitare qe dine te tregojne alternative,vizionin per te miren e shqipetareve..analizoni punen e tyre ne qeveri e opozite e do shikoni vetem tragjedi kombetare,94,996,97,98,2008,2011,2019,2022,,,shqiperia ka nevoje per paqe e pune

          1. G
            Gaz lotsjellës

            Ore ç'është gjithë kjo dashuri për Bashën? Nuk ishte tradhtar rus ky, i paaftë, gjumash? Kështu papritur u bë hero.

            1. V
              Vranakonti

              Alibeu nuk do vet ta regjistroi PD se ka te qart humbjen. Celibashi me ligjin eshte ne rregull. Por keta te PD jan mesuar me anarshi. Bui

              1. D
                Dante

                Vrima anale e Rames, Ylli Pata doli prap te qelbe dynjane. O qelbs, leri tere idiotesirat qe thua se na qelbe po beji vetes nje pyetje. Basha perse nuk firmosi nje autorizim te ri dhe ta mbyllte kete histori!!?? O qelbs, basha sdo te marre pjese ne zgjedhje dhe kjo eshte alibia se e di qe eshtw grope para Berishes . Ik tani qelb dynjane se sa ke dale nga vrima anale e Rames per te qelbur opinionin publik me eren tende te keqe.

                1. D
                  Denada Toçe

                  Ylli Pata ose me sakte Ylli Bytha nuk vlen re lexohet se eshte idiot dhe shkrimet ia pergatit Mero Bazebytha.

                  1. P
                    Pata shkodrani

                    Ylli Pata, Ligji eshte i qarte dhe i sakte, e citoi Celibashi perse nuk mund te regjistrohet shoqata e Enkeled qurrashitt, po ashtu dhe PD e Berishes pa vule. Ne nje shtet ku flasin ligjet nuk ka vend komentimi çfardolloj qofte ai. Qellimi i Enkeled qurrashit eshte qe mos te hyje ne zgjedhje per ti treguar Berishes se ata qe u futen me Meten dhe Dulen, humben thelle...

                    1. X
                      XXXL

                      O Rosak po ligji a duhet zbatuar, apo rrumpall esapi, koqe kondari.

                      1. E
                        Emigranti

                        Mos regjistrimi i PD_s eshte sipas ligjit o gazetar,problemi eshte Basha qe u çfaq ne PD si klandestin,e mori dhurate PD_n prej Salihit,dhe tani rri si skuthe per te rimare partine. Kam keqardhje per zghedhesit e djathte,por ajo parti duhet te riformatohet duke flakur jashte zinxhirin drejtues aktual.

                        1. S
                          Sula

                          Skuthi Celibashi, po ndihmon PD1 dhe PD2 me alibine per te mos mare pjese ne zgjedhje pasi, siç dihet, qe te dyja jane cope cope. Me pak fjale Celibashi po bën Meten ne presidence.

                          Lini një Përgjigje