Vjosa Park Kombëtar, Rama: U përballëm me shumë europianë, ata zbutën tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake dhe më pas iu turrën lumit tonë

15 Mars 2023, 11:17Politika TEMA

Vjosa Park Kombëtar, Rama: U përballëm me shumë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndodhen në Tepelenë, ku po marrin pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk la pa ‘thumbuar’ edhe të gjithë europianët që bënë fushatë për mbrojtjen e Lumit Vjosa.

Rama tha se pasi BE zbuti lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzoi për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndomë jemi mësuar duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe karar i natyrës.

Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë që në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një venim i lehtë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Më vjen mirë që ja dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për të ardhur deri këtu, veçoj dy njerëz Mirelën ministren dhe Adelinën drejtoren e agjencisë kombëtare të planifikimit,. Të cilat me shumë këmbëngulje bashkërenduan shumë forca që u bëtë bashkë në këtë proces.

Mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të europës. Në këtë rrugë për të ardhur deri këtu patëm shumë europainë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzuan për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.

Pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që iu japim mundësi që atyre të bëjnë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre”, tha Rama.

23 Komente

  1. u
    urim

    Lumi vjosa eshte me i bukuri ne te gjithe europen e jo vetem

    1. ?
      ??

      Haha tani edhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Ka fillue që të flas si Saliu për albanofobine. Po ti more mut, bashke me Saliun, Meten dhe Nano, nuke keni lëne gjë pa shkatrrune dhe vjedh në token Shqiptare. Po ke të dejet, a keni vëne re se si ështe bër cope cope Zvicra, Nevogjija, Italija, Danimarka, Franca, Suedija, e Keshtu me rradhe se pse ku do në Evrope kane ndertue mbi lumet dhe detet???? Ti bashke me Saliun dhe Meten jeni turpi i njerzimit.

    2. u
      urim

      Lumi vjosa eshte me i bukuri ne te gjithe europen e jo vetem

      1. D
        Diplomati

        Mirela Furxhi nje hajdute ordinere, pika e vockel e Parkut te Butrintit.

        1. T
          Tubestrafkurullah,pika qe du ra

          Ky surrat,vazhdon te mbetet si dylber i rexhep-sulltanit,diktatorit te eger mesjetar,qe se fundi groposi popullin e vet,me mafien e ndertimeve. Dhe ne anen tjeter,ky piktor me bythen te bere cope, nga sulltani i ben karshillek Europes! Nje karagjoz i peshtire ne oborrin europian,me kumbaro-hanemen ne krah.

          1. y
            ylli

            vjosa pasuri e vendit tone

            1. t
              titi

              vjosa gjithmon ne mbrojtje nga vendi yne

              1. t
                tosi

                vjosa do na rrisi shume ekonomikisht ne

                1. M
                  Mondi

                  Lumi vjosa tashme park kombetar i cili do te jete nje destinacion mjaft i vizituar nga turistet e huaj

                  1. B
                    Bjordi

                    Vjosa eshte nje bukurite e rralla ne shqiperi e cila ka dashur vemendjen e duhur

                    1. O
                      Olsion

                      nje moment historik ku me ne fund ja dolem

                      1. R
                        Rezarta

                        nje bukuri e vendit tone ku e meriton kete titull

                        1. w
                          wendi

                          Vertete nje sere europianesh e kane dashur kete park por ne kemi treguar se pjeset qe jane ne Shqiperi jane vetem te Shqiperise

                          1. o
                            omeri

                            I keni dhene pergjigjen e duhur te gjitheve dhe kete gje Rama e ka bere me se miri

                            1. a
                              andi

                              Te ishte berisha do ta kishte shit me kohe vjosen sepse ai ca nuk shiti

                              1. S
                                Serxho

                                Pasuri unike e cila duhet ruajtur me cdo kusht

                                1. E
                                  Elsa

                                  Jemi me fat qe kemi nje pasuri natyrore te tille

                                  1. T
                                    Te Huajt i mesoj Shpellari te benin cte donin ne A

                                    Nuk kan anji pune me Vjosen Fashitet e Botes ,prandaj i duhet treguar Kufiri ne cdo Rast . Oj u mesun ne kohen e shpellar putanes ,idiotit Komunisto Demokartik qe vinin ne Shqiperi dhe diktonin e hiqeshin si zoter te gjithckaje . Bashkpunime ne cdo fushe okay ,por ne cdo rast i duhet treguar Kufijt ,sepse s'kan din e man Fahsistet e Sodit , sa me shume te hapet Shqiperia aq meshume presohen Djalli brenda saj . Te vijne si Turiste e Basta fara e Djallit

                                    1. e
                                      emigranti

                                      Nga nje ane e pranon se mbrojtja e lumit Vjosa eshte bere nga presioni I te huajve gje qe pengon investimet e zhvillimin ekonomik ne kete zone ( ashtu si nderhyne e zhvilluan ne vendet e perparuara, duke rritur te ardhurat , por pa shkaterruar mjedisin ) dhe nga ana tjeter na e paraqet si fitore te qeverise se korruptuar qe drejton. Pse drejtuesit tane zgjedhin gjithnje rrugen e gabuar, ose lejojne investime qe shkaterrojne mjedisin, ose te detyruar bejne zgjedhje te tilla qe nuk lejojne asnje nderhyrje ne mjedis , ndersa duhet te lejojne projekte te tilla qe sjellin te ardhura dhe jane miqesore ndaj ketij mjedisi.

                                      1. o
                                        oni

                                        vjosa eshte e shqiperis dhe vetem w shqiperis

                                        1. k
                                          kot fare

                                          Vjosa vjosa vjosa kjo eshte te flasesh kot pa pike kuptimi.Kush pirdhte per Vjosen?

                                          1. I
                                            I PASHKOLLUARI

                                            Ja beme qejfin Europes Amerikes dhe sidomos atij artistit NARDIT te hollivudit te cilit do ti japim edhe nje dekorate dhe distintivin e ri OS - KAR .

                                            1. I
                                              I PASHKOLLUARI

                                              Ja beme qejfin Europes Amerikes dhe sidomos atij artistit NARDIT te hollivudit te cilit do ti japim edhe nje dekorate dhe distintivin e ri OS - KAR .

                                              Lini një Përgjigje