PD jashtë 14 majit, caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

15 Mars 2023, 09:53Politika TEMA

PD jashtë 14 majit, caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit

Relatori i çështjes që do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike në KAS do të jetë Koli Bele.

Ai u zgjodh përmes shortit të hedhur mëngjesin e kësaj të mërkure në KQZ, lidhur me ankimimin e bërë nga përfaqësuesi ligjor i PD-së për të kundërshtuar vendimin e kryekomisionerit Celibashi që e la atë jashtë zgjedhjeve lokale.


Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë depozitoi në Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve të martën ankimin kundër vendimit të KQZ për të mos e regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale, për shkak të mungesës së firmës së Lulzim Bashës i cili rezulton kryetari në letra sipas gjykatës.

Objekti i ankimit i dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka si objekt:

“Shfuqizimi i vendimit nr.172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.

1 Komente

    Lini një Përgjigje