Berisha-Meta në koalicion më 14 Maj, lista të përbashkëta këshillash bashkiakë

15 Mars 2023, 14:08Politika TEMA

Berisha-Meta në koalicion më 14 Maj, lista të

Në limite të afatit të përcaktuar nga KQZ për regjistrimin e koalicioneve, Sali Berisha duket se e ka gjetur rrugën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit dhe sërish shpëtimi i tij është Ilir Meta.

Pas disa orësh negociata kemi një rezultat final ku pritet të përsëritet skenari i 6 marsit, ku Ilir Meta është në koalicion me Berishën për të përfshirë kandidatët e tij për këshillat bashkiak në një listë të vetme.


Pas takimit me Petrit Vasilin, opozitarët kanë vendosur që kandidatët e Foltores për anëtarë të Kishillit Bashkiak, të dalin në një liste koalicioni, ku në përbërje të saj do të jetë, PL e Ilir Metës, BDNJ e Vangjel Dules si edhe PDK e Nard Ndokës.

Me këtë skenar Ilir Meta duket se ka bërë një hap pas, duke u tërhequr nga lista e plotë e keshilltarëve dhe në të do të përfshihen dhe ata që do të kandidojë Sali Berisha.

3 Komente

  1. K
    Kutallia

    Nëse kandidatët e PD për kryetar Bashkish do strehoheshin në këtë koalicion për mbajtjen në politikë të dyshes Berisha-Meta, atëherë harram ju qoftë, se nuk ju dhimbset fare ky vënd, por shikojnë vetëm interesin e tyre. Të mbash sot në politikë treshen Rama, Berisha, Meta, hapur tregon se nuk të bënë aspak përshtypje që këta bastarde ja kanë dorzuar shtetin mafjes dhe vetë nuk janë asgjë më shumë se kukulla në dorë të saj.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ku perfundoi ish i madhi Berisha-kollovar por eshte i detyruar te paguaj mire duke e shperblyer mire ate qe nuk ka vota dhe ka rrezik me votat e PD te dale forcen e dyte.Hajde besoni me ketyre soj politikanesh se sa shume e duan popullin

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani USA

        Shume mire dhe partia pd te regjistrohet me Astrit patozin dhe keshtu ndahen himet taleban ,me demokratet ne nje fare menyre te vertet dhe mbyllet ky kapitull nje here e per gjithmone.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje