Gerti Bogdani la pas gruan dhe dy fëmijët - Historia e ish-deputetit me të shoqen, dashuri që nga gjimnazi...

18 Shtator 2024, 18:28Politika TEMA
Gerti Bogdani la pas gruan dhe dy fëmijët - Historia e ish-deputetit

Mesditën e sotme u nda nga jeta ish-deputeti i PD Gerti Bogdani. Në moshën 44 vjeçare në formë krejt të papritur, atij  iu prenë në mes të gjitha ëndrrat e thurura për të nesërmen.

Lajm i trishtë për kolegë, miq e madje njerëz që mbase asnjëherë s’e kishin njohur nga afër…Por mbi të gjitha, një dhimbje e madhe për familjen. Bogdani ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën e Reinartin si dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.

Pas një lidhjeje të gjatë dashurie të nisur që në bankat e gjimnazit, Gerti dhe Edlira u martuan në Korrik të vitit 2010. Një dasmë e madhe me shumë të ftuar, fotot e të cilës qarkulluan në çdo media.

Mbi dy dekada sëbashku, duket se dashuria e tyre me kalimin e kohës vetëm sa është forcuar.

“Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Një një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat.

Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”, shprehej Edlira para pak muajsh teksa rrëfente historinë e dashurisë së tyre.

Jo më larg se në Korrik të këtij viti ajo i dedikon fjalët më të bukura shokut të saj të jetës.

“Bota bëhet një vend më i bukur sa herë ti buzëqesh! Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruhej krahas një fotoje të çiftit, në ditëlindjen e 44-të të deputetit.

Për fëmijët, Bogdani thoshte se “kur vinte puna te ata, çdo gjë që bënte ose thoshte e mendonte dy herë.”

“Ata të dy janë shtysa e çdo gjëje që bëjmë sot dhe sfidave të sotshme. Kemi zgjedhur të rrijmë këtu dhe të luftojmë sepse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta”, shprehej ai në një intervistë të para 4 muajve.

14 Komente

  1. K
    King D

    Mjere ai gjori qe iku ne kulmin e jetes... femnat ne pergjithesi ferkojne duart.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Tani iku nga kjo botë lëreni të qetë. Në këtë portal vetëm sharje ofendime personale ka pasur i ndjeri për të vetmen arsye që kishte mendime të ndryshme nga patronazhistet sufllaqexhi që shajnë me libër shtëpie kush mendon ndryshe

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Ate beri dhe surrati yt I shemtuar,shau dynjane qe nuk mendon si ty.Qofte I xhenetit rahmetliu.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Deri më sot nuk kam ofenduar njeri për mendim ndryshe. Ju patronazhistet të shani me libër shtëpie vetëm po the 5D drejtorët e lalit psh. Ose dje se rritja më 4.1% e pensioneve është tallje, lum ofendimesh. Jemi të parët në Europë për urrejtje online

          Përgjigjjuni
      2. K
        Koso Vari

        Mbi dy dekada sëbashku, duket se dashuria e tyre me kalimin e kohës vetëm sa është forcuar. Sa vjet e ke dekadën t’i gazetar plepash?

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60

          thuhet plep gazetari...jo gazetar plepi

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koso Vari

          Mbi dy dekada sëbashku, duket se dashuria e tyre me kalimin e kohës vetëm sa është forcuar. Sa vite e ke dekadën t’i gazetar plepash?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kotja

            Po thote qe jane njohur qe nga gjimnazi...tani 44...sa te del ty?

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zzz

            ike ne pafundesi o njeru I mire

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              U preht ne paqe... Asnjehere nuk e pash kete depudet te fliste caprasce si fosilet...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shall— Varja

                Ky njeri i duhej atdheut Kurre nuk shau kundeshtaret. Djale qytetar! E kam njohur pak ne fushate kur u be kryetar minibashkie dhe ku u be deputet! Rezatonte miresi dhe kulture. E respektoja por voten nuk ja dhashe pasi e kisha kundershtare politik. U prehsh ne paqe Gert!

                Përgjigjjuni
                1. a
                  amla

                  Ngushellimet me te sinqerta per Edliren! Kush ka te pakten pakez dashuri ne zemren e saj per bashkeshortin, e kupton dhimbjen e tmerrshme te saj! Zoti i dhente force per ta perballuar!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genti

                    Mjere ai qe iken ….gruaja eshte ndertuar nga natyra ta gjeje zgjidhjen ….sa vite do mbaj zi ?? 10 vjet ?? 15 ?? Pastaj ….do harohet dhe Gerti ….dhe gruaja do vazhdoje jeten me tej me nje Gert tjeter ….ju kujtohet humbja e aktorit te madh amerikan Patrick Swayze ?? Edhe e shoqie e tij e njifte qe ne femijeri , dhe ajo u pikellua sa smundej , per sa vite ama ?? 10 ?? Me teper ?? Hajde te vem me teper …..me ne fund gjeti shtyresin qe priste mbas deres …dhe tani e qeshur konsumon milionat e Patrickut ….apo te shkoj te e shoqie e miliarderi te Aple ?? Dihet vazhdimi ….gjeti arapin qe shpejt e shpejt i dha duart gruas dhe ju ngjit zonjes Aple ….dhe tani hane miliardat ….prandaj mos i qani hallin gruas ..edhe femijeve do tu keputet koka per disa vite , vec do ta gjejn rrugen e jetes , ndoshta me breng por do ta gjejn …..mjer ai qe iken …te tjeret vazhdojne perpara !!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      amla

                      Te dhjefsha filozofite o Genti!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje