“Protesta po sensibilizon jo vetëm qytetarët shqiptarë, që po shtohen nga protesta në protestë, por edhe opinionin ndërkombëtar, që po mësojnë realitetin në Shqipëri”.
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për A2CNN, pak para nisjes së protestës kombëtare.
Sipas tij, ka shumë qytetarët që kanë frikë të dalin në protestë sepse “represioni qeveritar është shumë i madh dhe kanë presion nga administrata shtetërore në nivel lokal dhe qendror”.
“Jemi të vetëdijshëm se si po trajtohen qytetarët sot. Janë turrur institucionet ndaj demokratëve për t’i futur në punë vetëm për efekt elektoral”, theksoi Gjoni.
Më tej, deputeti demokrat tha se protesta do të nisë me mesazhe nga të rinjtë dhe politikanët e më pas do i lihet në dorë qytetarëve për vazhdimin e saj. (A2 Televizion)
Po more Gjin, edhe demokratet kane familje per te mbajtur, nuk jane te pasur si familja jote dhe nuk mund te presin ti tërheqin ne varrin politik te PD destinuar se shpejti prej Sali Kulles tend.
Ky kerkon lufte klasash pse nuk kane te drejte femijet tone te punesohen pavaresisht kush eshte ne qeverisje fare e keqe