Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

17 Prill 2026, 19:22Politika TEMA
Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën

Komisionerja për Zgjeriminn Marta Kos ka dhënë sinjale inkurajuese për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate, duke veçuar Shqipërinë si një nga rastet që po përparon në mënyrë të qëndrueshme.Në një intervistë për BBC News, Marta Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se gjatë mandatit të saj si komisionere, pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave.

“Kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina, nëse shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”.

Gjatë intervistës për BBC News, komisionerja Kos vlerësoi dhe Islandën, teksa tha se qytetarët e këtij vendi do të vendosin në fund të muajit gusht, nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi sipas saj, ata janë tashmë shumë të integruar në Bashkimin Europian, përfshirë tregun e përbashkët dhe zonën Shengen.

 

2 Komente

  1. B
    Bardi

    Do na vinte mire qe te pranoheshim ne BE,dhe e vetmja gje e mire do ishte se qeverija do kontrrollohej nga BE dhe organizmat e saja dhe mbase nuk do lnte qeverin qe te korruptohej me buxhetin e shtetit si mundesi te perdorimit te taksave te taksapaguesit shqiptar.Me thene te drejten do na vinte dhe ne mire ta shikonim kete zhvillim te tonin por si duket ne duhet tju besojme juve se kontrollet e juaja ndihmat per sektorin bujqespor akoma ska as nje drejtesi nga organet tona te drejtesis.Vetem nje veprim i pa matur i qeveris nuk po e personalizoj popullit shqiptar i hiken nga buxheti shtetit 128 milion euro,por spo shohim as nje veprim nga SPAKU.NAthoni dhe ne se cfare arritjesh kane bere qe ne shqipri populli shqiptar te rroj me mire se deri tani spo marrim veshte qe po zhvillohemi apo po na dobsohet cdo dite e me shume TAVOLINA.

    Përgjigjjuni
    1. U
      U BË GJË DETI KOS PËR NË BE?

      Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit???? Si kështu? Duke mbrojtur me votë korrupsionin e Ballukut me mosheqje imuniteti në parlament? Duke paracaktuar tendera te AKSHI? Me AKSHIN si organizatë mafioze shkohet në Europë? Me inceneratorë fantazëm? Duke korruptuar MCGonigalin? Kemi 35 vite me një klasë të korruptuar politike, dhe na thonë nga BE se jemi në rruhën e duhur! Vetëm se shqiptarët janë shpopulluar, se janë ngopur me broçkullat e emisarëve të BE sikur gjasme po përparojmë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje