Spahiu për protestat e opozitës: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

17 Prill 2026, 14:20Politika TEMA
Spahiu për protestat e opozitës: Po dëmtojnë imazhin e

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu u shpreh se protestat e përmuajshme të opozitës “e dëmtojnë vendin në një moment që është deciziv”.

“Protesta qytetare e shëndosh shoqërinë. Por, protestat e përmuajshme të opozitës… Më dhemb kur shoh dëmtimin që i bëjnë imazhit të Shqipërisë, duke mos patur asnjë “feedback” pozitiv për veten e tyre. E dëmtojnë vendin në një moment që është deciziv për ne. Perceptimi që kanë turistët duke parë mediat ndërkombëtare se çfarë po ndodh, dëmton shumë në radhë të parë biznesin shqiptar. Nuk arrijnë ta kuptojnë këtë gjë. Bizneset nuk janë vetëm socialistët, ka edhe demokratë me biznese. Kostoja që po marrin ata padrejtësisht është shumë e madhe”, deklaroi Spahiu.

“Absolutisht që protesta qytetare e forcon demokracinë, por ato nuk janë protesta qytetare. Dhe unë jam kundër protestave me molotov që dëmtojnë gjithçka që është ngritur”, shtoi deputetja socialiste.

4 Komente

  1. F
    Fshatari

    Ne Shqiptaret nuk jetojme per vete por per imazhin qe ju japim te tjereve. Edhe mbi m..ut te rime vec imazhin ta kemi se jetojme ne fushe me lule.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po zyrtaret hajdute apo nuk ka problem

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tutu

        Ik moj torollake … se po flet si sanitare … jo si mjeke … injorante !!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Pirth pirth se juve me zeqineshat e zeqinushet ja keni regulluar imazhin. Per mos folur per hajdutet e qeveris

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje