"Gjithë hallin Rithemelimi e ka të çlirojë Berishën", Roland Bejko: Duan ta zhdukin PD-në sepse ne...

3 Prill 2024, 12:22Politika TEMA
"Gjithë hallin Rithemelimi e ka të çlirojë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se Rithemelimi, po u thotë qytetarëve në bazë se opozita e tyre do të jetë për çlirimin e Sali Berishës.

"Ju kanë thënë që të qëndrojnë fort dhe gjithë strategjinë që duhet të ketë opozita e tyre të jetë për çlirimin e Sali Berishës. Gjithë hallin e kanë të çlirojnë Sali Berishën",- tha Bejko në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv.

Bejko po ashtu iu rikthye edhe fushatës parlamentare në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku hodhi dyshime për financimin e fushatës së Sali Berishës.

"Ku i gjeti paratë Sali Berisha. Unë nuk dukesha gjëkundi se nuk e financoja dot. Ku i gjetën këta paratë për ngritjen e skenave gjigande.

Këta janë bashkë. Oligarkët janë bashkë. Duan të mos ketë asnjë zë. Duan ta zhdukin PD-në sepse ne përfaqësojmë të ndryshimin e tyre, nëse ata janë oligarkët ne jemi kundër oligarkëve", shtoi Bejko.

 

2 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo dihet. Madje shoellaret tane shoresojne te ngrene gjithe shqiptaret kunder Amerikes per te mbrojtur vampirin Sali. Kjo do e beje edhe ne te hidhur fundin e qelbesires non grata

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat i vërtet

      Po se mos jeni më mirë ju të PD zyrtwre. Flini gjumë ju dhr kur tjua marrin vulën flini flini që të rriteni. Po çdo të presësh nga Luli, kur duhet zhduket dhe ju lë juve të luftoni, ai është vetëm për paqe për luftë ju ka juve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje