Bardhi i kërkon Nikollës të fusë në rend dite interpelancën me Ramën, Çuçi: Kërkesa s’ka lidhje me veprimtarinë e kryeministrit

3 Prill 2024, 11:35Politika TEMA
Bardhi i kërkon Nikollës të fusë në rend dite

Në Konferencën e Kryetarëve, nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama për akuzat ndaj vëllait të tij. 

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është shprehur se kërkesa s’ka lidhje me veprimtarinë e kryeministrit Edi Rama.

“Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie.

Përgjigjja është e qartë, s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi.

Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë”, deklaroi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

 

 

 

Lini një Përgjigje