Analisti Skënder Minxhozi foli për padinë e Olsi Ramës ndaj demokratit Gazment Bardhit.
Sipas Minxhozit, Bardhi po përdoret nga Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se ky i fundit po përdor teknikën e përbaltjes ndaj familjarëve të kryeministrit Edi Rama.
“Në mesin e këtij tensionimi që prek zgjedhjet është e habitshme si mes palëve futet kjo histori. Mua kryesore më duket trysnia në distancë e Berishës që përdor Bardhin.
Një problem penal që ka hyrë në familjen e Berishës, një tjetër problem është procesi i Gërdecit. Berisha do që edhe familja Rama të ishte nën akuza , në teorinë e përbaltjes.
Pra Berisha po kërkon të përdorë teorinë e përbaltjen e familjes Rama.
Është marrë shumë personalisht me Ramën, pasi doktori e përjeton shumë personalisht.
Kjo pasi edhe çështjet penale i kanë hyrë thellë. Po kërkon të krijojë një ekuivalencë e tij.”, tha analisti Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News.
Vajti per KRYETAR .- U katandis YZMETQAR . Deshte t’ë bëhej KOMANDANT , u kethye në AUTOPARLANT ( tellall i ballkonit). Për interesat e “larta” të Sokakut të shpresës , j’a vlen dhe t’ë dēnohesh .