
Hagë, 2 prill 2024 – Në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, që u organizua në Hagë, Holandë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe dëmet ekonomike në Ukrainë.
“Shmangia e Rusisë nga llogaridhënia është mesazh inkurajimi për diktatorët dhe regjimet, se rregullat dhe ligjet nderkombetare mund shkelen, pa pasur asnjë pasojë”, theksoi Ministri Hasani.
Sipas tij, krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm në krijimin e një Mekanizmi Ndërkombëtar Kompensimi.
“Shqipëria mbështet përpjekjet e Këshillit të Evropës për të udhëhequr procesin e konfiskimit dhe përdorimin e aseteve ruse, për rindërtimin e Ukrainës”.
At the Ministerial Conference on Restoring Justice for Ukraine held in the Hague ???????? today, I reiterated Albania’s firm support for #Ukraine, advocating for accountability alongside peace efforts.
We remain committed to supporting Ukraine until a just and lasting peace,… pic.twitter.com/cvfYfVE0Hu
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 2, 2024
Ministeriali, u bashkëdrejtua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me pjesëmarrjen e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kharim Khan, me të cilin ministri Hasani zhvilloi një takim.
Konferenca “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, ishte takimi i parë ministerial i Grupit të Dialogut për Llogaridhënie për Ukrainën, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Ajo jep mundësinë e paraqitjes së përpjekjeve, përfshirë alokimin e fondeve për mbështetje dypalëshe, si dhe të mendimeve të vendeve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me atë se si ata do të sigurojnë llogaridhënien për Ukrainën.
Hasan "beu" ne komision kush e pjerdh kush e degjon.
Shqiperia eshte bere ze i degjuar ne Europe. Besoj se i ka kushtuar kohen nje vizite te Komandanteve te UCK ne Hage. Shpresojme qe Hashim Thaci te lirohet nga ky kurth Serbo-Rus, i ndihmuar nga Albin Kurti e Donika Gervalla.
Më mirë hesht, se sa ju heq çdo dyshim të gjithëve se sa idjotë janë ministrat e jashtëm shqiptarë dhe sa kunguj janë kryeministrat injorantë që i zgjedhin të këpusin kumbulla të tilla. Kush është ai që ka fituar luftën për ti dhënë llogari humbësit dhe për t'i paguar dëmet?! Edhe kush i drejtohet Rusisë?! Përfaqsuesi sharlatan i një vendi që në jug të vendit të tij ligjin ja bën ligjin Greqia, Janulla, Bejleri. Që qiellin ja ka nën hyqëm ushtria e një vendi të huaj në gjendje lufte. Nga një anë motërqirët e shitur të Sali kërmës dhe Ilir kërmës, nga ana tjetër pordhacët rilindas. Të gjithë sharlatanë pandoflalëpirës, hajdutë dhe prostitita