Nis me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë! Vokshi: Po i bën shantazhe e presion stafit! PS: Thashetheme, zbatojmë vetëm ligjin

2 Prill 2024, 11:31Politika TEMA
Nis me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ka nisur sërish me debate, ku kryetarja Albana Vokshi ka hedhur akuza kundrejt PS se po tentojnë të kontrollojnë punën e këtij komisioni.

Shkak është bërë një mbledhje e sekretarit të komisionit, Klevis Xhoxhi me stafin mbështetës për komisionin.

Vokshi tha se këto janë shantazhe dhe presione ndaj stafit për të kontrolluar punën. Xhoxhi hodhi poshtë akuzat duke thënë se janë thashetheme korridoresh.

Nga ana tjetër, nënkryetari Ndreca u shpreh se nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse zbatimit të ligjit. 

Replikat:


Albani Vokshi: Unë gjykoj kjo është e papranueshme. Ne bazë të urdhrit për emërimit e këshilltarëve dhe sekretarëve, i gjithë stafi duhet të jetë në mbështetje të kryetares së komisionit dhe deputetit.

Tentativat për ta kontrolluar, penguar punën e këtij komisioni, po ua them që janë të papranueshme. Do doja që deputetët e PS të bënin një hap pas duke i ftuar që të bashkëpunojmë, të jemi në lartësinë e detyrës dhe pritshmërisë së detyrës për ata që na kanë votuar.

Klevis Xhoxhi: Bazohesh në thashetheme korridoresh. Ligji thotë që komisioni zgjedh një sekretar që drejton çështjet administrative. Takimi që është bërë me sekretarinë e komisionit ka pasur vetëm një axhendë për zbatimin e ligjit.

Asnjë nga ato që ju thoni, më vjen keq që bëni akuza në bazë thashethemesh dhe hamendësimesh. Kthejeni komisionin në shinat e ligjit.

Ina Zhupa: Nuk mundet që sekretari me vullnetin ti thotë sekretarisë që s’mund të kalojë shkresa pa i parë ai, ndërkohë që janë kryetari dhe nënkryetari autoritetet më të larta.

Legjitimiteti vjen edhe nga organi që të ka zgjedhur, jo të vendosni ju se çfarë dërgohet. Dielli shikohet që në mëngjes, tendenca juaj shikohet se kush di jetë gjatë mbarëvajtjes së komisionit.


Plarent Ndreca: Tendenca e grupi tonë është zbatimi i ligjit, vetëm kaq. Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë proceset. Kom ka të bëjë që punonjësit e shërbimit duhet të informojnë sekretarin, madje edhe kryetarja udhët të informojë sekretarin.

Albana Vokshi: Mendoni se do monopolizoni. Nuk është kështu ligji, hajde ikim të gjithë ne edhe i bën sekretari.

Ai nuk kontrollin, lini shantazhet ndaj stafit. E keni bërë me ligjin e ri që merret vendim në çdo hap. Merret vendimi këtu pastaj e menaxhon stafi pjesën shkresore. Po vini në presion stafin.

Plarent Ndreca: Nuk të merr leje ty sekretari se ca bën. Sekretari sipas ligjit drejton pjesën administrative.


Albana Vokshi: Nuk është supersekretar, është thjesht sekretar, të kryejë detyrat e sekretarit.

Petrit Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje, apo të dorëzojmë komisionin në dorë të sekretarit. Nuk jemi komision sekretari, sekretari është në varësi të komisionit.

Kush pyet për sekretarin, nëse ne miratojmë këtu. Lërini këto broçkulla. Ky është staf në mbështetje të deputetëve kaq. Këto janë komedi.

 

3 Komente

  1. H
    Hajduti therret "Kapeni hajdutin"!

    Materialin e meposhtem e botoi dikur Pamfleti,por e hoqen shpejt! Shpresoj t'i sherbeje SPAK-ut,ne se moderatori nuk e censuron! Ja materiali: Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës. Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”. Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi. Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios. Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral. Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve. Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH 1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët. 2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët. 3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët. 4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët. 5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët. 6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët. 7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët. 8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët. 9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera 10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët. 11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive. 12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur. 13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive. 14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive. 15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering 16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering 17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering 18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë. 19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash. 20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive). 21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren. 22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh 23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh. 24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale. 25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione. 26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive. 27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc. 28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi. SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër. NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit të të ardhurave, fondeve e tenderëve; ndërsa N/kryetar është një “mik” i tij, ish-zyrtar i Gjykatës së Lartë, të cilit 6 vite më parë iu bë atentat për afera korrupsion./Pamfleti

    1. K
      Komshiu

      Doli kjo shuranjosja e klases ne kombinat ,bija e babait ,mamase ,vellait Kadri komunistash .

      1. p
        pilo Lala

        Kur do e hetojne Vokshin per 9 hidrocentralet qe mori nga Saliu ne 2009?

      Lini një Përgjigje