Historia e një realiteti parlamentar në Shqipëri nuk është e vjetër.
Por edhe pse në pak dekada, ndryshimet dhe transformimi që ka pësuar Parlamenti shqiptar kanë qenë befasuese shumë herë dhe të dhimbshme shumë herë të tjera.
Nga një parlament i mbushur me akademikë ne fillimet e demokracisë gjendemi sot me Parlamentin e deputetëve të heshtur.
Top Channel është thelluar në një hulumtim të detajuar në lidhje me arsimin e lartë të 140 deputetëve shqiptarë për legjislaturën 2021-2025, nga të cilët 74 janë të rizgjedhur e 66 prej tyre të mandatuar për herë të parë, ku mbizotërojnë mandatet e gjinisë mashkullore me 90 prej tyre.
Pavarësisht se ligjërisht nuk kërkohet universitet për të hyrë në Parlament, numrat tregojnë për një Kuvend të mirëarsimuar në letra ku dominojnë ekonomistët edhe juristët. Vendin e parë e mban dega e Ekonomisë për numrin më të madh të të diplomuarve aty, me 49 deputetë, por 11 prej tyre janë të profilit bujqësor.
Në këtë listë ka dhe deputetë që vetëm kanë kryer masterin në fushë ekonomike ose e kanë Fakultet të dytë.
Pjesa më e madhe e deputetëve ekonomistë janë socialist 29 prej tyre, dhe kryesisht janë profilizuar për administrim biznes ose publik, janë më të paktë deputetët e financës. Si dhe vihet re që ka edhe nga ata me formim marketing.
Ndërsa arsimin e lartë për drejtësi e kanë përfunduar 40 deputetë, ku 21 prej tyre janë juristë të opozitës.
Në renditje pasohen 15 deputetët inxhinierë, 8 të mazhorancës dhe 7 të opozitës, të cilët janë kryesisht të profilit mekanik ose elektronik.
Parlamenti përbëhet edhe nga 13 mjek që kanë lënë përparëset e bardha për të përfaqësuar popullin.
Fushat e tjera të diplomimit të deputetëve lidhen edhe me mësuesinë, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhët e huaja apo formimi ushtarak.
Artet përfaqësohen në Parlament vetëm nga kryesocialisti Edi Rama që është diplomuar për pikturë dhe nga demokratja Eralda Bano e degës së Flautit në Akademinë e Arteve të Bukura.
Duke krahasuar të dhënat e jetëshkrimeve zyrtare të deputetëve dalin në pah edhe raste të mospërputhjeve të viteve të studimit me eksperiencat në punë, apo ndjekja e arsimit të lartë në universitetet e rretheve ndërkohë që kanë qenë të punësuar larg vendit të studimit.
Gjithashtu ka edhe deputetë të cilët e kanë marr lehtësisht diplomën pa u munduar nëpërmjet sistemit me korrespondencë si dhe dhjetëra diploma të marra në universitete private. Le të ndalemi te shembujt konkrete që ngrenë pikëpyetje.
Demokrati Asllan Dogjani 9 vite pas arsimimit në akademinë e policisë, në kohën kur ishte pjesë e policisë së shtetit diplomohet për Juridik. Rrugëtimi akademik i deputetit të PD-së Bujar Leskaj në dukje është i larmishëm, ka përfunduar tre fakultete.
Në 90 është diplomuar në degën e gjeologji minierave, më pas për financë te Fakulteti i Ekonomisë dhe diplomën e tretë e ka marr te juridiku në 2002. Por ajo që të vret sytë është fakti se Leskaj ka qenë student i drejtësisë në kohën që u jepte mësim studentëve të ekonomikut.
Ndërsa Isuf Çelaj e ka kryer Fakultetin juridik part time në vitet 1996-2003, kur ka qenë shef i pasaportave në ministrinë e brendshme; pa u mjaftuar me diplomën e parë si mjek veterinar te bujqësori. Pas Fakultetit të Histori-gjeografisë, në moshën 48 vjeçare, deputeti Luan Baçi diplomohet për drejtësi në Universitetin Kristal, institucion i cili më vonë u mbyll për skandalet e dhënies së diplomave.
Edhe Nusret Avdulla i PDIU ka marr diplomën për administrim biznes te Kristali dhe më pas ka kryer masterin për shkenca administrative në Vlorë gjatë viteve 2016-2018 kur ka ushtruar detyrën e drejtorit të punësimit në Fier.
Deputeti i PDIU-së Gëzim Ademaj e ka vazhduar juridikun si fakultet të dytë në universitetin e Vlorës pas diplomës për inxhinier miniere. Por jo të gjitha cv e deputetëve janë me informacion të saktë dhe pa gabime drejtshkrimore.
Socialistja Antoneta Dhima formimin bazë e ka për financë në shkollën ushtarake Skënderbej, ndërsa në moshën 43 vjeçare kur ishte e punësuar si mësuese në shkolla jo publike ndoqi master në Universitetin e Durrësit.
Socialisti Bujar Çela në 84 është diplomuar për zootekni te bujqësori, por kur ishte 49 vjeç ndryshon fushën duke u diplomuar në Elbasan në degën filozofi sociologji, për të vijuar në 2013 në të njëjtin universitet diplomimin në master për psikologji.
Performanca e dhjetëra deputetëve në Kuvend, pavarësisht lehtësisë si bëhen pjesë e tij, është e dobët, duke mos lënë asnjë gjurmë në memorien parlamentare. Për mungesën e ligjërimit dhe përfaqësimit në Parlament a duhet të ketë masa ndëshkimore për deputetët pa zë?
Tempulli i demokracisë do duhej të ishte arenë e përballjes së ideve, por realiteti flet për te kundërtën, pasi fjalët i lanë më shumë vend aksionit duke i kaluar në plan të dytë hallet e qytetarëve, aq sa buxheti i shtetit për vitin 2024 u votua pa asnjë diskutim si asnjëherë më parë.
Me ndihmën e ndërkombëtarëve, për të rritur cilësinë e parlamentarizmit është krijuar para dy vitesh Instituti Parlamentar nën drejtimin e Elvin Gjevorit që na tregon funksionin e këtij institucioni. Por duket se as ky instrument analizues i gatshëm nuk shfrytëzohet nga pjesa më e madhe e parlamentarëve.
Të dhënat tregojnë se më pak se ¼ e deputetëve shqiptarë shfaqin interes për këto informacione krahasuese ,statistika për t’i përdorur më pas në debatin publik.
Nëse kualifikimet dhe spezializimet akademike që kërkohen për profesione të tjera të një niveli edhe më të ulët ndjeshmërie publike janë të shumta, nuk është ky rasti kur vjen fjala për mundësinë e të qenurit deputet, ku kriteri kryesor sot mbetet angazhimi partiak.
TCH
Parlament injorantësh ku dipllomat shkojnë tek shtëpia me pagesë.Shikoni që nuk dinë të flasin shqip,pa përmendur edukatën dhe pa u afruar fare tek kultura.
Ne fshat perdorej nje shprehje per lopen : " Shikoi gjine dhe veri kusine" Edhe deputeteve u shikoni veprimin dhe u vleresoni arsimin.
Shyqyr zoti, ka krijuar katundar! Sepse pa ne katundaret, gazeta Tema do kishte vdek. Tu lumt goja o Veteran...
40 juristet e PD qe sdine as shkrim as kendim,Kushedi sa i kane blere ne universite qe krijoi LSI e Likes
O miq te gazetes Tema,jam kurjoz te di arsimin e ati deputetit te PD ne devoll, Bledion Nallbati me duket se quhet.
Me e bukur eshte historia me ate deputetin e Devollit qe hedh shashka. Me thane se me shkollen e mesme ka hequr picirin ne tre shkolla ne Miras e filloi ne Fitore e vazhdoi ne Proger e mbaroi. Per te larten nuk vuajti fare …e bleu doplomen ne ato kjoskat qe ishin atehere.
Diploma: Mjeshter ne lehje. Diollom: Gomar veshgjat .Diploma: Katunarme collare. Dipllom : Llapaqen pa kapister. Dipllom : Malok injorant. Dipllom : Federast me dashnore falls. Dipllom : Spiun Sigurimi. Dipllom: Spiun Serb , Dipllom : Spiun Grek .etj etj .etj .
nuk eshte ceshtja sa fakultete ke mbaruar ceshtja eshte sa ke nxene ......me siguri keta tanet kane nxene shume :)
Do ishte mire qe parlamenti Shqiptar te beje transparence per te gjithe deputetet per arsimin ,dhe te vihet kushti qe te kete mbaruar universitetin ,dihet qe shume nga keta qe jane kane mare diplomen me para ,po jap nje rast per nje showen time ne shkollen e mesme Laç ,Elda Hoti nxenese e notes 4/5 kaloj gjimnazin me parate qe pagoi i jati ,iken ne Itali ,pa punuar asnje dite atje ,vjen ne Shqiperi behet deputete e LSI me shkolle universare po numer Amze ,me diplome false te paguar ,per tu bere deputete kjo fyryfycka injorante idiote paguan te Monika 500000 Euro ,me shprese se do behej edhe ministre . SPAK te hetoje pasurine e saj se deri dje nuk ka patur brek ne bythē ,e sot na vishet firmato kjo fshatarja .
Prandaj me lutej plaka mua deri 40 vjec mbaroe shkollen cke do edhe 27 vjet te dalesh ne pension????????????????????????????
Kokat e kombit, vete i kemi zgjedhur o xhan, se mos na çoi peshqesh Amerika
Keta jane te gjithe kunguj. Prandaj kemi kete palo parlament.
Ti Halim qe s’di kendim,je vezir per arsim.Mbylli shkollat se ne nxine .Leri hapur medresete,seminaret dhe teqete.Sa i madh ka qene Noli! Te na rrojne ligjvenesit me 2-3 diploma te Kristalta.Çfare paradoksi shqiptar?!
Në Shqipëri diplomat shitën në kinkaleri(kioska) bile edhe për tituj shkencor,Master e doktorantur,thjesht për pak lekë.Kjo smundje është përhap edhe në Kosovë,dhe sipas titujve akademik së shpejti do dalim të paret në Evropë por sipas dijes të fundit në botë.Kur do mbledhin mend shqiptaret dhe të bëjnë shtet të vertet? se këto dy ngrehina që kemi tani, paraqesin dy banana republikë pa çka që bananat nuk na i rrit vendi.
E tha deputetja Flutura Açka: Një pjesë e deputetëve nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre, disa të tjerë nuk njohin dushin...Tani mendojeni vete se kush na përfaqëson
Kushtetuta nuk parashikon nese ke diplome ose jo per tu bere deputet! Aq me teper me keto diploma fiktive, me e ndershme eshte te pranosh se je pa diplome!
Jo më kot unë i quaj nga baballarë të kombit në jashtëqitje e kombit
Universiteti I lopcarit Limo murrizi I ka shitur diplomat si patate dhe besoj gezoni kur shikoni Limon si kakaris neper studio .
Po perse u duhen diplomat e tyre, apo nuk e dini se te gjitha diplomat e paS 90 tes, jane falso ?! Me mire do te kishte qene qe ju te shkruanit se ; sa libra ka lexuar ne jeten e tij ç do deputet e deputete ?!....Zero !
Për të vlerësuar performansat e deputetëve është shumë thjeshtë. Jepuni të shkruajnë një ese jo më shumë se 10-15 rreshta ose më thjeshtë diktoni të shkruajnë një tekst.Vlerësimi ,shiqoni shkrimin, (bukurshkrimin)ajo tregon kash sa vlen.Me i pyet për alfabetin jam i sigurtë se asnjëri nuk e di sipas rradhës,analfabet funksional!.