Shqipëria në NATO, Basha: Presidenti Bush faktori kyç që mundësoi anëtarësimin

1 Prill 2024, 13:31Politika TEMA
Shqipëria në NATO, Basha: Presidenti Bush faktori kyç që

Kreu i PD, Lulzim Basha në ditën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO zhvilloi një bashkëbisedim lidhur me kujtimet e tij nga ajo ditë si ministër i Jashtëm.

Basha tha mes të tjerash se presidenti Bush ka qenë faktor kyç që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pa diskutim. Le të themi, Amerika në tërësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës, që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe këtu dua të them diçka se po flisnim për komunikimin e drejtpërdrejtë.

Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i Jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhet sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote.

I thashë unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethënë ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezantimit e drejtpërdrejtë.

Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës. Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rrota. Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati.

Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe.

E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse”, kujtoi Basha.

5 Komente

  1. S
    Shkembi

    Jo or trap. Une mendoj se pa nderhyrjes e Argites e te Zenit, Shqiperia s’mund te pranohej ne Nato Kjo duhet theksuar e mos i bjere anes ti bajge berishiste.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      AS QE MUND TE IMAGNOHEJ SHQIPERIA NE NATO PA KETE BAJGEN E SALEHKARAXHICIN QE QUHET LULUSHBASHOVIC PUSETA E HALESE SE SALEHUT

      Përgjigjjuni
      1. q
        qazim

        Nuk e di pse por sa here qe e shoh kete tipin ne tv ose media,me vjen natyrshem per te qeshur,nuk eshte bere kot ylli i memeve.Çdo pune qe ka bere e ka ndritur,eshte grotesk ne gjithshka qe ben e thote.Nuk duhen harruar momenti kur u be kryetar bashkie dhe beri kurban,torta gjigande e pavaresise ku njerezit u turren me kova,"trami" fantastik qe beri ne Tirane,e thirrjet me ze te ngjirur pas çdo sulmi me kokeboshet mbi institucione.

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Presidenti Bush duhet ta kete shtatoren ne qender te Tiranes, vendosmeria dhe perkrahja e tin ndaj ceshtjes shqipetare jane ato ku ne kemi arritur deri tani per mire.

          Përgjigjjuni
          1. a
            american23al

            Presidenti Bush duhet ta kete shtatoren ne qender te Tiranes, vendosmeria dhe perkrahja e tin ndaj ceshtjes shqipetare jane ato ku ne kemi arritur deri tani per mire.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje