Vangjel Tavo: Ka pasur raste që jam kërcënuar, por nuk trembem

1 Prill 2024, 22:27Politika TEMA
Vangjel Tavo: Ka pasur raste që jam kërcënuar, por nuk trembem

Këtë të hënë në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji u diskutuapër kërcënimet që ka marrë Vangjel Tavo, prefekti i qarkut të Vlorës. Së fundmi janë publikuar disa të dhëna që tregojnë se Tavo është tentuar që të eliminohej dy herë, në vitin 1997 dhe tentativa e dytë në vitin 2001 në Athinë.

Për këtë foli vetë Tavo, i cili është i ftuar në emision, teksa tha se ka pasur edhe raste të tjera gjatë karrierës së tij politike, që është ndjerë i kërcënuar. Duke u ndalur tek përplasja të premten në këshillin bashkiak të Himarës, ku u zgjodh kryetarja e komanduar Blerina Bala, prefekti i Vlorës tha:

“I kërcënuar, ka qenë kërcënim por të jem i sinqertë jam nga ata tipa që nuk trembem dhe kur vendos një objektiv do ta çoj deri në fund pavarësisht kostove. Është historik, shërbimi ndaj njerëzve dhe kur marrë një detyrë do ta çoj deri në fund. Ajo që ndodhi në Himarë, e kam theksuar edhe herë tjetër, ka qenë reagim i një grupi njerëzish për arsye që nuk dua t’i komentoj, janë apo jo të përligjura, mund të kenë apo jo të drejtë, kjo është çështje tjetër. Por e drejta e çdo njeriu shkon deri atje sa nuk cenon të drejtën e tjetrit.

Pjesa e dy kërcënimeve ka të bërë me dokumente të deklasifikuara të shërbimit sekret grek. Ka edhe gjëra të tjera por nuk është pjesë e këtij emisioni. Ka pasur edhe gjëra të tjera gjatë karrierës time 28 vjeçare në politike, kam pasur edhe raste të tjera që jam kërcënuar. Ndoshta jo bomba dhe jo ardhje në shtëpi të armatosur për të më eliminuar. Reagimi i njerëzve aty është pjesë normale e një proteste, e kam provuar në fillimet e karrierës time politike edhe në Dropull, dhe kur më kanë quajtur tradhtar sepse kisha zgjedhur të kandidoja me PS në ’96 dhe jo me PBDNJ. Ja që unë po atë vit në Dropull, kam marrë 69 për qind. Shumica mendonte ndryshe dhe po ata njerëz që më dolën në një fshat të Dropullit me parulla dhe fyerje dhe pas një viti që më njohën nga afër, mu bënë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Jam i bindur që pasi të më njohë himarjotët, marrëdhëniet e mia me atë grup, do të jetë po aq miqësore sa çfarë kanë qenë të dropullitëve me mua”, tha Tavo.

7 Komente

  1. K
    Koha

    “Eshte kercenuar” nga Athina?! Fore te lodhta. Behen sikur “e kercenojne” qe te ua shesin sgqiptarve si patriot. Marrveshje per mosmarrveshje Vangjelis Tavos me greqiret. Ka marre nerudhen kjo Shqiperi.

    1. J
      Je nje turkosporo

      Shko kelysh komunisti dhe spiuni.Ti je jeniçer je me i keq sepse je tradhetar dhe sherbetor

      1. C
        Coli i moraves

        Tavo? Thjesht nje servil,langaraq pa dinjitet!

        1. X
          Xhemili

          Po kur vrave gruan nenen e femijve . Ti je me bastardi ne politiken shqiptare po vari leshte kshtu u katandis ky vend deri dje kur u be me LSI si lame gje pa thene tani qe e morem prape do o thurim lavde.

          1. p
            piktori qe morri me qafe nje histori te tere.

            Aleanca e qelbesirave dhe funderinave,eshte ajo qe i ben transfuzion,nje qenie karrieriste te paskrupullt si Rama.Ne politiken e jashtme kulmon me maredhenie teper perverse dhe okulte sic eshte nenshtrimi i semure para islamistit terrorist erdogan,qe vazhdon ti shese kete vend atij.Kurse brenda Shqiperise kulmon me blerjen me poste te deputeteve te hurit dhe litarit, nga partie e metes,sic ishte lefter koka,tani ne burg,qe me goten e veres ne dore bashke me ramen,me nje fjalor garipash rekrutojne nasip nacon,nga banda e metes.Ja tani dhe kjo fytyre e shemtuar brenda dhe jashte tallava,qe ka thene dhe vepruar shume ndyre karshi rames, tavo u thirre nga ai dhe u ble me postin e prefektit te minoritetit, per ti sherbyer si kollone e peste,ne luften kunder Himares.Ky po e shperdoron dhe minon, postin e kryeministrit,si ne kohen e sulltanatit,duke shkelur cdo lloj te drejte dhe duke mos respektuar aspak dinjitetin e kombit dhe te popullit shqiptar.

            1. v
              vezhguesi

              Per cfare minoriteti e keni fjalen kur flisni per Himaren. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te kete kurre nje minoritet grek ne Himare. E kam plotesisht te qarte se individe si puna juaj, te paguar nga Ambasada Greke ne Tirane, (ne mos jeni punonjes i kesaj ambasade) bejne propogande pro-greke, duke shpikur minoritete edhe aty ku nuk ka. Nga ana tjeter, shteti Grek nuk njeh brenda territorit te vet asnje komunitet minoriteti, kur dihet se popullsia e atij shteti eshte nje konglomerat popujsh e kombesh, qe nuk kane asgje te perbashket me kombin grek. Sa i perket popullit himarjot dhe perkatesive te tij kombetare, mjafton te lexoni Petro Markon, birin e famshem te Himares, qe ka treguar me fakte, qe ne kohen e Zogut, se si e mesuan himarjotet gjuhen greke. Sipas aresyetimeve tuaja, edhe une qe flas disa gjuhe te huaja, ashtu si shume shqiptare te tjere, me siguri qe nuk jam shqiptar, por duhet te jem italian, anglez apo gjerman, me qene se i flas rrjedhshem dhe i shkruaj paster te treja keto gjuhe.

              1. b
                ben

                O koqe, boll akuzuat Ramen per shitje te territoreve apo interesave tona tek Erdogani. Rama ben politike me te huajt dhe duhet thene se e ben shume mire, por nuk po shet asgje qe i perket shtetit dhe popullit shqiptar. Me mire do benit qe te merreni me shitjen e detit tek Greqia, qe eshte nje dokument i shkruar e i vulosur nga te dyja palet qe gatuan ate corbe te ndyre dhe qe eshte turpi i Shqiperise dhe maskaralleku i atyre qe e firmosen. Te tere keto plehra i ke ne anen e Salih Ram Berishes. Rama ka kusuret e tija, por mos e ngaterroni me maskaralleqet e Salihut ne kurriz te vendit dhe popullit tone. Fredi myslim Bejlerin, kete maskara qe meriton te varet per gjuhe per vrasjet e djemve tane ne Peshkepi te Gjirokastres, nuk e kandidoi Rama ne Himare, por Salihi tend kriminel. Juve jeni nje rrace e ndyre bastardesh qe duhet te shporreni nga vendi i shqipove, te cilen e keni shitur per 300 evro. Me Ramen do merremi vete, kur ta shikojme se po ben zullume, por deri tani, nuk kemi asnje prove se gjerat i ka bere per interesat e veta dhe ne dem te popullit dhe vendit tone. E vetmja gje qe Rama ka bere per interesin e vet, eshte te mbaje jasht qelive te burgut, Salih Berishen, krimet e te cilit i dijne edhe kalamajte ne Shqiperi, si dhe Like Hajdutin. Kete e ben, pasi per sa kohe qe opozita ne vend perfaqesohet prej ketyre dy maskarenjve, Rama do jete ne karriken e K. Ministrit perjetesisht, si e keqja me e vogel.

              Lini një Përgjigje