Të katërta koncesionet (jo vetëm dy prej tyre) do të hetohen nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë. Kjo është ajo që ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbrëmjen e së hënës në studion e “Debat”.
Bardhi shpjegoi se, duke u nisur nga pretendimet e mazhorancës, opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat. Më konkretisht, për hetimin parlamentar u janë vënë në dispozicion gjashtë muaj.
Kështu, siç shpjegoi nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, do të shkurtohet koha e hetimit dhe kontratat do të hetohen dy e nga dy. Katër muaj për dy kontratat e para, dhe më pas katër muaj të tjerë për dy kontratat e tjera.
“Nuk ka asnjë tërheqje, mazhoranca ka kërkuar që objekti i kërkesave të kontratave konçensionare në shëndetësi duhet të jetë konkret. Pra nuk mund të hetohen të katërta kontratat se i bie të hetohet i gjithë sistemi i shëndetësisë...Dhe kjo është strategjia jonë,” shtoi Bardhi.
Sa i përket betejave të tjerë të opozitës, tashmë që jeta parlamentare i është kthyer normalitet, Bardhi theksoi se mandati i ish-ministres Olta Xhaçka do të jetë po ashtu në fokus.
“Ai vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet. Nëse kemi drejtësi të re, më e pakta që mund të bëjmë, është t’i zbatojmë vendimet e saj.”
Të mërkurën do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dhe Gazment Bardhi u zotua që mandati i Xhaçkës do të jetë një në fokus të bisedimeve.
“Nëse kjo nuk ndodh në këto dy seanca, pasojat i ka ligji për Kushtetutën. Nikolla nuk lejohet ta ekzekutojë vendim. Pas saj fshihet vullneti i Ramës për të mbrojtur ish-ministren e tij,” shtoi kreu i Grupit të PD-së i cili shtoi se do të ketë kallëzime penale për çdo zyrtar publik që mund të pengojë ekzekutimin e vendimit të Kushtetueses.
Keta te PD-se jane kthyer ne nje cete bashibozukesh . Njelloj so ai palla Sali , do luftojne kunder Amerikes , Don Kishotet moderne , Drejtesia e munguar eshte problemi i ketyre 30 viteve , e cola ishte ideuar nga Saliu dhe perkrahur nga Meta , dhe anashkaluar nga Fatos Nano , Te tre autoret e korrupsionit shqipetar . RAma eshte faza ndermjetese , nje lloj hibridi , Rradhen e ka dikush me guxim dhe reputacion qe te nxherre jashe loje te siperpermendurit . Ky Bardhi eshte shume soft per kete pune , Me mire lot rolin e ''amvises''
O qelbesire, po vrasjen e Xhuvanit ne Elbasan, kur do e ngrini??? Bej qejf i palaco sa te vazhdoje te flej gjume drejtesia!