Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, ka nisur sërish me debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se po tenton që të kontrollojë punën e këtij komisioni. Sipas Vokshi, sekretari Klevis Xhoxhi ka ushtruar presion e shantazh ndaj stafit mbështetës për komisionin.
“Në sa anë më ka ardhur mua biseda shantazhueshe që kishit bërë ju me stafin. Mos e përsërisni më”, tha Vokshi.
Akuzat u hodhën poshtë nga sekretari Xhoxhi i cili tha se janë thashetheme korridoresh, ndërsa nënkryetari socialist Plarent Ndreca tha se PS zbaton vetëm ligjin.
Sakaq, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka caktuar ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.
Ekspertët:
Franci Nuri- Rithemelimi
Meri Lika- Rithemelimi
Bledar Skënderi- PS
Ermir Bejtja- PS
Po shfletoja faqen e Meri Lika, ekspertes qe eshte caktuar. Me duket eshte eksperte financash, militante e denje e Saliut. Ka ndonje lidhje me shendetesine vete kjo?