Amnistia? Deputeti i Berishës: Gjasat janë që do ta votojmë të gjithë grupi ynë!

2 Prill 2024, 19:39Politika TEMA

Amnistia? Deputeti i Berishës: Gjasat janë që do ta votojmë

Deputeti demokrat Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se grupi parlamentar i PD do të mblidhet para seancës parlamentare të së enjtes ku në rend dite është edhe amnistia penale.

Baçi u shpreh se do të jetë grupi i PD që do të vendosë nëse do të votohet ky pr.ligj, por shtoi se janë të gjitha gjasat për ta votuar.

“Amnistia është shumë e rëndësishme, ka muaj që shtyhet për fajin e mazhorancës për përpjekjet që herë pas here të fusë lehtësira për individë që i intereson. Një amnisti duhet të bëhet për veprat penale, pavarësisht kush janë individët. Referuar edhe zgjedhjes së komisionit të posaçëm për të diskutuar të gjitha ligjet që duan 3/5, mendoj se do ketë patjetër një diskutim dhe një vendimmarrje të grupit të PD për të votuar amnistinë penale. Vendimi merret në grupin e PD, por janë të gjitha gjasat për ta votuar”, tha ai.

2 Komente

  1. T
    Trapi

    Amnistia duhet te behet ne rradhe te pare per te persekutuarit politike. Te behet lista e atyre qe Sali Berisha hoqi nga puna nen emrin e luftes kunder komunizmit dhe i zevrndedoi me malok si vetja elite e RamizAlise. Pasi te paguhen keta nga paret e vjedhura te Sali Berishes, te vazhdoje amnistia me reprezaljet qe Saliu beri ne Vlore dhe ne bulevard ku vrau popullin e thjeshte…cfare kerkojne shoket e Saliut? Amnisti per 30 perqindshin e Argites si garanci suksesi per matrapazet? Nuk mund te behet amnisti pa u zbatuar drejtesia si fillim.

    1. S
      Shpend

      Kur u be dhe ky analfabeti funksional per te folur ne emer te Foltores , ne dreq te shkoje Saliu me gjithe Gazmende , Flamur e kompani . Lepurushi qe hiqet si luan i jep mend gjigandit te kafazit ne ballkon , se si duhet te votoje grupi parlamentar i Foltores !

      Lini një Përgjigje