Meta kërkon Rilindjen, pa Berishën? Minxhozi: Pëlqyeshmëria e tij e dobët, kishte vlerë kur vendimet e tij prodhonin mazhoranca

3 Prill 2024, 10:00Politika TEMA
Meta kërkon Rilindjen, pa Berishën? Minxhozi: Pëlqyeshmëria

Analisti Skënder Minxhozi thotë se pëlqyeshmëria e Ilir Metës është e dobët, referuar sondazheve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ish presidenti kishte vlerë në politikë, kur vendimet e tij prodhonin mazhoranca.

“Ai mund ta ketë seriozisht, problemi është a ja pranojnë këtë lloj serioziteti shqiptarët.

Pëlqyeshmëria e ish presidentit në vitet e fusdit, në sondazhet që shoh, ka qenë e dobët, praktikisht edhe roli i tij aktualisht, i ndodhur mes dy zjarreve, mes Ramës që nuk ka nevojë për Metën, dhe Berishës, i cili ka nevojë për Metën, por ka atë mënyrën e tij dhe Meta vet e sheh me skepticizëm këtë bashkëpunim të dytë në zgjedhjet që po afrojnë, shoh që Partia e Lirisë nuk ndodhet para një 20-vjeçari tjetër, siç ai ka deklaruar, është një parti shumë e ndryshme nga ajo e 2004.

Sot është një parti që i duhet Berishës, por Berisha nuk i duhet vetvetes, sepse nuk arrijnë të prodhojnë vota për t’u kthyer në pushtet. Është një parti që ka një problematikë mjaft të thellë. Ka kaluar ai trend kam përshtypjen.

Meta kishte vlerë kur vendimet e tij prodhonin mazhoranca, ose majtas, ose djathtas. Cilido qoftë vendimi i tij në raport me Berishën, mendoj se edhe roli i Metës është i ridemsionuar”, theksoi ai.

1 Komente

  1. A
    Arbeni

    ilir metaj është një njeri i pavlerë që nuk i duhet askujt,përveçëse drejtësisë që ta çojë në burg qenin.Shqiptarët e urrejnë atë njësoj si sali malokun.Të dy këta kusarë e të korruptuar,tradhëtarë të kombit e të shitur tek greko-serbët janë jashtqitje e kombit tonë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje