Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve të huaja? KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë

10 Nëntor 2025, 09:55Politika TEMA
Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve të huaja? KED: Shkelje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të një lajmi në Top Channel, lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi ”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”.

Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”.

KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik”.

Reagim i KED:

Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik.

Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.

Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.

1.      Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion

Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.

2.      Administrimi i informacionit të klasifikuar

Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.

3.      Cenim i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit

Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.

4.      Nevoja për verifikim të burimit të informacionit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.

5.      Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.

 

 

 

24 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Po kur Sali Berisha ju Shane ju ofendone me liber shtepie,ju bene agent,drogmen,mashtrues etj.etj.cdo dite,pse nuk rreagoni ti tregoni dhembet sic po flisni sote apo kur Rama leshon ndonje brochkull per ju por dhisni gjak nga Saliu,prandaj heshtni se nuk ju beson njeri se jeni te ndershem.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Melyshi

      Vokshi ky mjeran si fis kane afro 100 vjet qe mbijetojne si spiune te sherbimeve anti shqiptare. Keto Gjako - varet jane te gjithe spiuna. Saliu i ka perdorur e ster perdorur per 35 vjet..... Gjako - vare ishte dhe Rustem Gjata spiun i udb - se Saliu e beri kryetare te Gj. K....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Melyshi

        Vokshi ky mjeran si fis kane afro 100 vjet qe mbijetojne si spiune te sherbimeve anti shqiptare. Keto Gjako - varet jane te gjithe spiuna. Saliu i ka perdorur e ster perdorur per 35 vjet..... Gjako - vare ishte dhe Rustem Gjata spiun i udb - se Saliu e beri kryetare te Gj. K....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          Vokshi ky mjeran si fis kane afro 100 vjet qe mbijetojne si spiune te sherbimeve anti shqiptare. Keto Gjako - varet jane te gjithe spiuna. Saliu i ka perdorur e ster perdorur per 35 vjet..... Gjako - vare ishte dhe Rustem Gjata spiun i udb - se Saliu e beri kryetare te Gj. K....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Melyshi

            Vokshi ky mjeran si fis kane afro 100 vjet qe mbijetojne si spiune te sherbimeve anti shqiptare. Keto Gjako - varet jane te gjithe spiuna. Saliu i ka perdorur e ster perdorur per 35 vjet..... Gjako - vare ishte dhe Rustem Gjata spiun i udb - se Saliu e beri kryetare te Gj. K....

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keshilltari

              Keshilli duhet te shkrihet nje ore e me pare si njerez anti shtet qe promovojne njerez te pa pershtatshem ne detyra

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari i Thjeshte

                O ti qe ke bere shkrimin , pergjigju kokes se artikullit qe thot: Gjyqtari Asim Vokshi agjent i sherbimeve te huaja “ eshte apo s’ eshte , pastaj trego germat e Ligjit ???? Une qytetari i thjeshte them : Atje ku ka ze , s’ eshte pa gje thote populli ? Kete spjego , pa sa me drejtesi punoni ju e keni treguar keto 35 vjet sklaveri per ne popullin e thjeshte ...!!!!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Enveri

                  Edhe per Erjon Bani e Olsi Dado thuhet qe jane te rekrutuar nga Greku, po asnjeri flet, biles i inkurajoni qe te marrin neperkembe te drejtat e shqiptareve!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NATO-ist

                    Replike ...Verit(jo lllapa) dhe Qitetari i thjeshte!! Sa per dijeni o Qyt. e Ver-o te kishte qene spiun i serbeve alias ruseve do ta jepnin me njehere por kam frike (une nuk di gje ,supozoj ) se zoteria qe diskutojme mos eshte agjent( spiun) i ndonje shteti anetar i NATO-s dhe keshtu qe nuk bezajme dmth nuk flasim por e mbyllim si e mbyllin me kete artikull . Ps ... ndersa ti o Vero per ata te dy emrat qe permende ne koment edhe nese eshte e vertete qe jane agjent Greke ...mos harro qe Greku eshte anetar i NATO-s keshtu mqs neve jemi ne NATO i bie qe jane agjentet tane te NATOS;

                    Përgjigjjuni
                2. D
                  Dosjete klasifikuar paska....

                  Keta e provolone vete budallallekun e tyre...Indformacionr te shtremberuara te klasifikuara...Pra paska veprimtari te dyshuar te gjyqtarit,ka informacion te klasifikuar per te por TopChanel e paska shtremberuar apo keqinterpretuar.Pyetja eshte a duhet te zgjidhet ne organelles te larte te drejtesise dikush qe paska dosje?

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    Uuuuuu KED u hodh përpjetë që i kanë dalë të dhënat dhe sikur qofshin edhe të rreme dhe kërcënoni me ndjekje penale. U pickuat dhe u hodhët përpjet. Po të dhënat që kanë dalë nga SPAK për Erjonin, Belindën e shumë persona që ndiqen penalisht nuk është antiligjore dhe ju kini bërë vetëm sehir dhe nuk kini marrë asnjë masë që është detyra tuaj deri në ndjekje penale. Ai Vokshi qënka njeri dhe qënka cënuar, kurse këta "kafshët" që i kini trajtuar tamam si kafshë nuk zini në gojë, bile ju mirë që nuk njihni Erionin, po si ka mundësi si të drejtësisë si nuk u vjen keq për popullin e Tiranës që është pa drejtusin kryesor. Të paktën kujdesuni për Saliun se për Gërdecin dhe 21 janarin nuk u vete mëndja se dhe të drejtë kini se i pari mbushi 25 vjet, kurse ky i dyti për dy muaj mbush 15 vjet. Reforma po jep "rezultate".

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KROI MBRETIT

                      Sadush-Sadush breket po i mbush.Ik nga ajy zyre se menderose dynjane(dejtesine).

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doda

                        Kjo qe thote mavria e perforcon akoma me shume ate qe ky gjygjetare paska patur veprimtari me ato organe prandaj nuk e dekretoj Presidenti se e paska patur info.Mavria qe fsheh dokumentet duhet te hiqet nga ai institucion se paska shkuar per te bere ndere dikujt dhe jo te zbatoje ligjet.Individe te tille kane uzurpuar institucionet e shtetit prandaj njerezit nuk kane besim jo tek shteti por as te kemisha qe kane veshur ne shtat

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vetingu

                          Minimalisht kryetari duhet te shporret nga organet e drejtesise

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Toto t

                            Sa zell po tregon top channel (top haleja) ne sulmin e saj ndaj drejtesise dhe ne mbrojtje te Naureda Llagamit qe dihet boterisht qe eshte zari i Klotilda Bushkes dhe e korruptuar. Prokuroria duhet te marr masa…

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              1997

                              Toto, qeke nga sta 80 lekshat e dhjerokracise ..

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Luna

                              Gjyqtar I ndershem! Po felliqesirat Rama-berisha qe e shkaterruan kete vend, normal di prishin cdo cep drejtesie!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                NACIONALISTI

                                ZOTERINJ GJYQTARE NUK KA TE SHKRUAR ASGJEKUNDI NE DOKUMENTAT LIGJORE SHQIPTARE TOGEFJALESHI "PUBLIKIMI I DOKUMENTA E TE RREME" NE KODIN PENAL EKZIZTON FJALA DOKUMENTA I RREME DMTH I FALLCIFIKUAR DHE SHPIFJA

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Yyyppp Xhixhi

                                  Dmth sipas KED informacione paska patur, por ata (KED) kane vendosur ti injorojne ato si te pa baza dhe te pavertetuara dhe duke mos i marre parasysh informacionet shtetetore shqiptare e paskan emeruar kulufin ne pozicionin aktual qe Sadushi pastaj ta pecjelle ne GjK. Lind pyetja, kur SHISH apo institucione te tjera te sigurise qe jane kompetente per punen e tyre, te informojne per kontakte e aktivitete te dyshimta te kandidateve, si merr persiper KED te bej interpretuesin se cfare qendron e cfare jo kur nuk eshte as e specializuar ne informacion dhe as nuk e ka kompetence. U shkerdhefsha robt o bythqira se e mbushet Shqiperine e administraten me sherbetore te interesave te huaja. Ptttuuuuu rrace vemjesh jargavitese. Nje tjeter idiot me larte ankohet se kandidatja tjeter na qenka shoqe e Klotilda Bushkes. IDIOT qe shkon e shkerdhehesh me mullixhiun sipas fjales se urte!!!!! Po me mire shoqja e Klotildes apo zvarraniku i Putanave te huaja????!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    fjala

                                    Une nuk e di te verteten, ama di nje gje qe eshikoj dhe degjoj perdite : ne Shqiperijane krijuar media sociale e televizione me shume se popullsia te cilat per efekte parash hedhi lajme nga me monstruozet, genjeshtra dhe lajme kriminale qe lexohen e degjohen edhe nga kafshet e jo me njerezit. Topçanel dhe mcm, ntn etj pasqyrojne kenetat e shoqerise edhe me gazetaret dhe gjuhen e tyre. A ka ky shtet nje organ qe ti mbikqyr keto mendia dhe ti sherbejne njerezimit dhe jo maskarenjeve? Ne se jo le ti mbyllin fare dhe personat qe desiformojne te perballen me ligjin. Ne kete rast, ky kanal duhet ti hiqet emri dhe te denohet deri ne mbylljen e tij. Duhen masa drastike njesoj si kunder terrorizmit dhe krimit, se jane keta televizione dhe keta gazetare, ne emr te lirise shtypit, po vjedhin, bejne korrupsion dhe shtypin njerezit me keq se prokuroria e Dumanit sot. Shteti, qeveri duhet urgjentisht nepermjet parlamentit te riparoje keto pune me ligje strikte dhe serioze, pa ekuivoke. Nuk shikon dot kanalet se degjon fjalet dhe banalitetet e Andi Bushatit qe e ka bere gojen hale e botes apo dhe gazetare te tjere. Jeni ne vete? Se te isha une kur flet ashtu per nenat, motrat dhe grate e qytetareve do te ja kepusja ate gjuhen, por Ylli Rakipi i ben ironi. Mbylluni gojen qelbesirave se s'kemi nevoje te na mbrojne qelbesirat,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. z
                                      zhelenski cifut

                                      kosovar me tipare mongoli

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        P S E ?

                                        KED po ben nje shkelje ligjore te rende e te pa faleshme , kur thote se . . . : " Top - Chanal " ka bere publike nje informacion te pa vertet. . . " ! KED - ja nuk ka asnje tager te flase me kete gjuhe denigruese per median , si te ishte nje trup gjykues qe merr nje vendim ligjor , pas hetimeve te bera nga prokuroria dhe provave te mbledhura ! Puna e spiunazhit eshte teper - teper e komplikuar dhe e veshtire per ta vertetuar . Ndaj eshte e gabuar te flitet me nje gjuhe kategorike e kercenuese . Pse nuk e bene nje gje te tille , kur Portali " Prapaskena" ngriti dyshime plotesisht te bazuara per Olsi Dadon dhe Erjon Banin , si te vene ne sherbim te zbulimeve te huaja , por sot i versulen nje medie me kaq egersi ? !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                                          Pse iu vjen kaq cudi ketyre te KED-se , apo kane rekrutuar pak shqiptare te Kosoves UDB-ja . qe me nje here pas `90-es vuri agjentin e vet ( B.Gazideden ) ne krye SHIK - ut , pa folur per arkivat e sigurimit te asaj kohe qe u filmuan e ndodhen ne Beograd , kurse nje pjese te mire u asgjesuan me doren e tyre te zgjatur nga presidenti yne i kohes ?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            popull

                                            Largoni Zacen nga GJK se ajo eshte prblemi aty, sdo me ik tjetra. Erdhi si hije, pa asnje kontribut ne drejtesi, asnje dite gjyqtare, matrapaze e thekur dhe kapi karrigen e kryetares. Ja keni pa deklaraten e pasurise kesaj? mijera metra katrore vila? si i ka bere qe 30 vjec? bashkepronare te ish ish berlini ne bllok me fullanin dhe ivi kason, qe e kane legalizu si te ishte godine kur nuk ishte, me vetdeklarim te rreme, pale qindra metra i ka shtuar ne detyre si kryetare kjo me cmim modest ne zone elitare. Sdo mend, pse te iki. vec ne pret nai sinjal per presedente dhe sa tmarri dhe cik lejen e ndertimit te ish berlini

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje