VIDEO/ Gonzato: SPAK sinonim i suksesit! S’duhet të jetë vetëm në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

19 Dhjetor 2024, 11:07Politika TEMA
VIDEO/ Gonzato: SPAK sinonim i suksesit! S’duhet të jetë

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka nshprehur edhe njëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi.

SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri, tha Gonzato, ndërsa e cilësoi krijimin e SPAK-ut si një element kyç për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

''Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin r negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç.

Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një struk solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit.

Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë  që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë. Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë'', tha Gonzato. 

4 Komente

  1. C
    Comments

    BE na bën ligjërata dhe na mban leksione por shumë mirë e dim se kush është nazizmi Brukselit ku emigrantët shqiptar pas shumë vuajtjeve aritën të marrin nënshtetsin në një nga shtetet e BE-së për interesa të tyre ku më pas racizmi rishfaqet si në punë , në fqinjësi, administrat dhe institucione divers.Sot shqiptarët në vëndet e BE-së i gjen në ndërtim, duke pastruar banjot, i gjen të aksidentuar në punë, në burg (shumicën dërmuese) me depresion, me kancer nga kequshqyerja, emigrant të cilet kanë mbi 30 vite që nuk kanë patur mundësi të vizitojn vendlindjen, emigrant që Belgjika naziste ju heq minimumin jetik duke i lënë të flejn në metro dhe stacione treni në 4 stinët e vitit, kjo është BE e Gonzalatos që e ka marrë Shqipërin peng me projektet e interesit të saj duke zhytur shqipëtarët në taksa pa fund me modernizime të kënaqesive të tyre duke bërë të ndjehemi të huaj në tokën e Skenderbeut.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na lini rehat

      Per mos te folur qe insitucionet e BE-se jane te zhytura ne skandale me droge, korrupsion, ndikim te paligjshem, etj., mos te flasim pastaj per sesi merren dhe mbahen njerezit ne pune. Sa me lart, aq me pis, po keta i tregojne keto perralla per konsumin e hallexhiut mesatar dhe…funksionon.

      Përgjigjjuni
    2. I
      ILIR

      Rrofte Amerika se per ju bythacet e Europes asgje nuk do te behej.Ju jeni nga ata qe shastiseni pas budalleqeve te Edi Rames apo lepini kockat qe ju jep ai dhe ngrini ne qiell tiranin.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Kujtojne se populli shqiptar eshte ne vitin 1990. Keto jane te zhytur vete byth e krye ne korrupsion, me zi se Albanistani.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje