Grupi Berisha-Bardhi bllokoi Komisionin e "Zgjedhores", Gjiknuri: Absurditet, përse opozita nuk do që ta çojmë përpara reformën

6 Shkurt 2024, 13:19Politika TEMA
Grupi Berisha-Bardhi bllokoi Komisionin e "Zgjedhores", Gjiknuri:

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur në një deklaratë për mediat, pasi deputetët e grupit Berisha-Bardhi penguan zhvillimin e mbledhjes.

Gjiknuri deklaroi se është absurditet se përse dy grupet e opozitës nuk dua ta çojnë para këtë Reformë, pasi grupi i Bashës nuk ishte i pranishëm në sallë.

“Siç jeni në dijeni kishim seancë dëgjimore me organizatat joqeveritare kanë dhënë rekomandimet e tyre për përmirësimin e kodit zgjedhor. Skenat i patë, përsëri e bënë të pamundur, mundësinë për tu shprehur organizatat.

Përsëri një pjesë e opozitës bllokoi hyrjen, e bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjes. Pamundësia fizike na bën që të njoftojmë një mbledhje tjetër, zgjidhja që bëmë herën e kaluar për ta kaluar online do jetë e duhur.

Habitem për një gjë, dy opozitat që duhet të jenë të interesuara nuk po bëjnë asgjë për ta çuar para këtë proces. Absurditet, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor”, tha Gjiknuri.

 

Lini një Përgjigje