Deputetët e grupit Berisha-Bardhi u futën me forcë në sallë dhe bllokuan mbledhjen, Komisioni i Reformës Zgjedhore kalon online

6 Shkurt 2024, 12:51Politika TEMA
Deputetët e grupit Berisha-Bardhi u futën me forcë në

Pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.

Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Deputetët që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi.

“Hapeni rrugën”, i janë drejtuar deputetët e opozitës gardës me tone të larta. 

Edhe mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.

 

 

2 Komente

  1. g
    gino

    lufta e Gjirit Lalezit

    Përgjigjjuni
    1. K
      KARMA

      Po more rrugacet jane mesuar me dhune e quajne veten dhe politikane. Po mire ju a bejne kur aty ska shtet ti kapi per zverku dhe ti fuse ne burg keta horra.Ku jane ligjet per keta rrugace te korruptuar qe cirren se nuk duan te japin cfare kane zhvatur. Ky eshte dhe qellimi tyre sulmo mos te sulmojne. Po sigurisht kur ska ligje kur ska shtet keta argetohen me veprimet e tyre Turp e faqja zeze per te dy palet . Keni 33 vjet na lodhet me cfaqet tuaja te turpshme . Lanet qofshi te gjithe.Ju zente haku i popullit dhe e kesaj toke.qe e keni dhunuar si ju ka dashur qejfi. Te gjithe do merrni karmen qe meritoni nje dite.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje