Baton Haxhiu këshillon Belind Këlliçin: Ruaje veten, mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn

6 Shkurt 2024, 09:43Politika TEMA
Baton Haxhiu këshillon Belind Këlliçin: Ruaje veten, mos

Mes analistit Baton Haxhiu dhe Belind Këlliçit të PD-së ka patur replika në emisionin Opinion për çështjen e inceneratorëve dhe pagesave prej tyre, duke marrë shkas nga deklaratat e Arben Ahmetajt javën e kaluar.

Analisti Baton Haxhiu insinuoi se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët, gjë që ky i fundit e mohoi kategorikisht.

Në përfundim, Haxhiu e këshilloi Këlliçin që të ruajë veten dhe të mos bashkëpunojë me Ahmetajn.

Analisti theksoi se ky nuk është kërcënim, por u rezervua të shpjegonte më tej arsyen e kësaj këshille.

“Ruaje veten sot e tutje, kaq po të them. Ruaje veten, nuk ka kërcënim por ruaje veten. Nuk është mirë që të kontaktosh gjithmonë me Arben Ahmetajn. Ki kujdes thashë mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn”, u shpreh Baton Haxhiu.

Këlliçi u shpreh se Ahmetaj nuk i ka dhënë asnjë dokument në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lidhje me Arben Ahmetajn, por as me persona të tretë nuk kam patur mundësi të më sjellë dokumente. Po të ishte për Arben Ahmetajn kjo çështje nuk do ishte hapur kurrë mbase se Arben Ahmetaj ka mëkatet e veta.

Erdhi momenti që Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, është hera e parë që një zv.kryeministër kërcënohet nga Kryeministri. Në momentin që u kërcënua ai doli dhe pohoi ato çka në fakt PD ka të paktën 4 muaj që i nxjerr çdo ditë me fakte dhe me prova”.

Në replikën me analistin Baton Haxhiu, Belind Këlliçi e akuzoi këtë të fundit se portali i drejtuar prej tij ka marrë para nga inceneratorët.

“Ti z.Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë lekë në muaj, nga inceneratorët”, u shpreh Këlliçi.

Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se marketingu në portalin e tij është lidhur nga një kompani tjetër dhe ka shtuar se ajo e inceneratorëve i ka borxh këtij portali 4 muaj.

Baton Haxhiu: E para e punës, të lutem kujdes kur përmend shifra. Albanian Post pas 2 vitesh ekzistimi të inceneratorëve e ka një kontratë 6-mujore, respektivisht 7 muaj që e ka lidhur marketingu që ne i japim marketingun një kompanie që bën kontrata dhe nuk ka të bëjë me mua. Kompani marketingut, ekzistojnë në Tiranë disa kompani që bëjnë marketing dhe ju japin disa mediumeve marketing në fillim të vitit. Unë as nuk kam kontaktuar dhe as nuk kam nënshkruar asgjë. Kompania e inceneratorëve – “Albanian Postit” i ka borxh 4 muaj, i ka paguar 2 muaj dhe më nuk ka paguar asnjëherë.

Belind Këlliçi: Hajde t’i biem dhe t’i godasim se të ka Lekë borxh. Të të qajmë dhe hallin Baton.

Baton Haxhiu: Meqë PD nuk ka ardhur në asnjë studio televizive se jeni financuar nga inceneratorët…

Belind Këlliçi: Kush Baton?

Baton Haxhiu: Ju, PD-ja.

Belind Këlliçi: Unë quhem Belind Këlliçi këtu që po flas me ju.

Baton Haxhiu: Ashtu quhet partia jote. Je PD-ja. Mos u bëni ëngjëj se kjo situatë dhe këtë marrëdhënie me inceneratorët dhe me njerëzit është pikërisht për shkak të partive politike që nuk ngopeni kurrë duke marrë. PD është e jotja dhe ka qenë e jotja.

Belind Këlliçi: Jam krenar që jam pjesë e PD-së.

Baton Haxhiu: Shyqyr që je krenar, por jepni dhe përgjigje pse keni marrë para nga inceneratorët. Nëse duhet të ju ndjek SPAK-u, duhet të ju ndjekë edhe juve.

9 Komente

  1. S
    S’duket hiç i qut ky .

    Ky Kërriçi po perdoret si BABALJA.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Baton Haxhiu eshte analisti me i mire ne Kosove, dhe nga me te miret ne Shqiperi. Ka llogjike te forte, nuk flet pa argumenta.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Benushi i arratisur nga frika

      Nuk e pelqeje si gazetar por ne kete raste ka 10000000% te drejte Benushi lepurushi ka bashkpunuar me jevgun Kellici per te demtuar Erion Veliaj , faji eshte i Edi Rames qe i jepe poste njerez si Benushi breket i mbushi dhe iku si lepurushi

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur Hajdutet therrasin "Kapeni Ahmetajn"

        Eh te kish qene ai Ahmetaj zevendes-kryeminister i Berishes e te ish arratisur e akuzuar Saliun se po mbush xhepat nga Inceneratoret...do ta kishin shpallur "Hero Kombetar" e Spiropali do ta kish zbritur Ramen nga Kali Skenderbeut e do kish hipur Benin...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prokurori

          Kellic faqepetulla te tregoje si i pastroi milionat e Shkelzenit me fushaten elektorale pastaj te hape gojen. Kujtojne se sulmi eshte mbrojtja me e mire po Spak e ka ne lupe.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I Derguari I KQ

            Pyetja është : Pse Ymer Baze perpiqet te nxjerrë në pritë Baton Haxhiun ? ( çensura Pështan Securitates qendroni vigjilentë. Ymeri në rrezik)

            Përgjigjjuni
            1. L
              Legi

              Batoni me ramen bashkepunojne hapur me vucicin dhe as e vrasin mendjen, dhe japin mend te tjereve ca te bejne. Legena

              Përgjigjjuni
              1. d
                duda

                Baton po te digjka shume Ahmetaj? Cte duhet ty nqs ja jep apo merr Kellici me Ahmetin. Rama le ta ngreje turizmin 300% por nuk ka gomar qe paguan per nje gje qe nuk egziston. Baton na bej nje vjershe per mbretin lakuriq.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  aldo

                  Haxhiu, kjo mase dhjami qe erdhi i varfer e me kemishe gjithe djerse nen sqetulla , u be i pasur ne vendin e femijeve te zhveshur-Shqiperi. Paguhet 220 000 $ usd ne marketing nga nje spital klient kryesor i tenderave te qeverise(Shiko listen e dekonspiruar nga hakerat iraniane) .Dhe kjo eshte vetem nje nga gjashte rrogat,Del se edhe nga inceneratoret ka marre paa (jo pak) megjithese portalin e tije se sheh kush...eshte pagese si mik i kryeministrit dhe pagese per heshtjen. Ky qelbesire me shqipoe te cale ne dialekt dhe aq me shume letrare...qe vjen nga Kosova ku intelektualet kane nje shqipe per tu pas zili , leh per te mbajtur nivelin luksoz te jeteses te siguruar fale qelbesirlleqeve dhe lehjeve te vazhdueshme ne ndihme te Qeverrise dhe perpjekjeve per te relativizuar a erresuar vjedhjet e kesaj Qeverie. Ne jete nuk ka lexuar kurre nje roman, pyeteni e do shikoni nivelin e injorances.Nuk thote dot unë ,por thote une...fjalite pa kallezues jo pak here apo pa kryefjale.... Kerkonte te na shiste oligarkun me te madh(Saimir Manen) per kryetar te PD-se dhe Linda Ramen per Presidente. Ky eshte kjo mase dhjami ...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje