“Jam Blerim Hoxha, personi që Ahmetaj shpifi për mua”, biznesmeni reagon me një SMS

6 Shkurt 2024, 09:37Politika TEMA
“Jam Blerim Hoxha, personi që Ahmetaj shpifi për mua”,

“Po i pyes gazetarët që rrinë tek SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zvicerian ka 40% të inceneratorit të Tiranës? Blerim Hoxha i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani? Si i ka marrë dhe si i ka paguar? Çfarë lidhjesh ka me me qeveritarët dhe biznesin në Shqipëri”, ka qenë kjo deklarata e ish-zëëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në një intervistë të dhënë për gazetarin Çim Peka.

Në lidhje me këtë deklaratë, para se të niste emisioni “Opinion”, drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut i ka ardhur në mesazh nga një person i cili pretendon se është Blerim Hoxha, i cili ka përgënjeshtruar atë që ka thënë Ahmetaj duke e quajtur “shpifje”.

Blendi Fevziu: Emri i këtij personi del për herë të parë. Unë vetëm për pak sekonda para se të nisja emisionin, mora një mesazh nga një numër zvicerian, pretendohet se është personi se unë nuk e verifikoj dot, i cili më thotë që nuk është e vërtetë dhe më ka dërguar një deklaratë që nuk e shpjegoj dot në emër të kujt është. Zotëria më thotë që ky është dokumenti zyrtar i kompanisë.

Mesazhi nga personi që pretendon se është Blerim Hoxha:

“Jam Blerim Hoxha, personi që më përmendi Arben Ahmetaj dhe që shpifi për mua. Jepe dokumentin zyrtar të kompanisë të lutem.”

Gjithashtu, një deklaratë nga kompania ka ardhur në adresë të emisionit “Opinion”, ku hedh poshtë deklaratat duke thënë se Blerim Hoxha nuk ka asnjë lidhje me to.

“Të nderuar zotërinj. Zbuloj me habi të madhe informacione të rreme për “Icare Group dhe zotin Blerim Hoxha në disa lajme shqiptare. Në Maj 2022 Icare Holding SA u mandatua me qëllim që të ndërtonte një impiant në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sillte financimin. Financimi i impantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye, Icare Holding doli nga projekti në Nëntor 2023.

Blerim Hoxha nuk është punonjës dhe as aksioner në Icare Holding. Blerim Hoxha nuk ka luajtur asnjë rol në këtë projekt të ndërprerë. Icare Holding ka një kompani në Shqipëri të quajtur Icare Energy Sha.a. Kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me projektin Waste to Energy. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat tona në gjykata kundër informacionit të rremë që cënon reputacionin e grupit”, thuhet në deklaratë.

9 Komente

  1. B
    Buçko

    Meroooo, pranojmë se ky, mërtiri e cdo emër që hedh në treg pd-sala, nuk është i saktë. Meroooo, ku shkuan 60 milion euro??? Këto 60 miloin janë përmëndur nga mërtiri edhe nga ahmetaj. SHUMË THJESHTË KU KANË SHKUAR 60 MILON EURO qe kompania mërtiri NUK I KA TË KALUARA NË LLOGARITË BANKARE TË SAJA dhe KUSH KA BËRË TËRHEQJEN E TYRE?! Dheeeeeee, cfare ka ndryshuar nga deklarata jote publike ku the “ unë nuk njof ndonjë ministër( të ramës) që nuk është i korruptuar”. Nuk po themi se janë si saliu që ishte ku therret qametiii, por thjesht të thuhet se tek djeksit është bërë korrupsion qeverritar sic bëri berisha me gërdecin, lejet e hidrocetraleve, e cdo gjë tjeter. Kaq e thjeshtëëë

    1. M
      Mira papa

      Në Shqipëri peshku është qelbur kokë e bisht më një kohë.Mjer Shqiptarët kush i qeveris.Me pak fjalë po vemi nga shiu në breshër sa herë bëhen zgjedhje.

    2. J
      Juristi

      Po pse në QKB është emri i tij? Këta janë të habitshëm edhe thonë nuk kemi lidhje edhe janë me letra pronarët!! Është si të thuash për gruan që ke në shtëpi nuk e njoh

      1. R
        Realisti

        Ti ka mundësi nuk ke marë diplomë të shkollës së mesme.Zotëria I thotë Fevziut të merret me faktet dhe jo me fjalë në hava. Fevziu duhet të tregojë dokumentacionin se cila kompani është e implikuar me incineratorin gjë që tregon qartë se Ahmetaj mashtron.

      2. V
        Vlora.Vlora

        rrobt ku ti kesh ,a nuk je ti ai qe ke miliona euro borxh ne tatime ?

        1. P
          Punetori

          Vidhni dhe vidhni, dhe vetem vidhni

          1. L
            Loran

            Ik o hajdut ordiner

            1. C
              C'a bohet keshtu

              Bshkehajduti i Rames Ahmetaj po i nxjerr nje nga nje kokrrat e mafioze qe kane perlare dhe perlajne parate e taksapaguesve shqiptare, vjedhin nga Zvicra dhe foton na e dergojne nga Tirana.

              1. T
                Tirona

                Sekuistroni sa më shpejtë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, bllokoni të gjitha bankat ku ka futur paratë që ky bythqira mos të ketë asnjë qindarkë për të paguar gjygjet dhe kur nuk ka mundësi pagimi detyrimi kthehet në burg , prandaj të gjithë Ata që janë përmendur nga ky bythqirë ta hedhin në gjygj , në këtë mënyrë edhe pse po mundohet kot me lobimet, me marje azili burgut nuk i shpëton se Ata që po dëmtohen nga shpifja e tij do ti drejtohen gjykatave të Zvicrës gjykim , nëse kjo i jep azil.

                Lini një Përgjigje