Arben Ahmetaj, paguan 150 mijë dollarë për të lobuar në SHBA

6 Shkurt 2024, 12:08Politika TEMA
Arben Ahmetaj, paguan 150 mijë dollarë për të lobuar në

Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të Drejtësisë tregon se ish-zëvendëskryeministri i kërkuar për korrupsion dhe pastrim parash, gjendet në Lugano të Zvicrës dhe se ka angazhuar një lobist me një kontratë 150 mijë dollarëshe për të luftuar në SHBA akuzat “e pavërteta” për korrupsion në Shqipëri.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë. 

Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindramijëra euro nga biznesmenët në Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti.

Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin Syri, ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t'i trondisin shqiptarët'.

Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e incineratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën 5 maji në Tiranë. Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që i takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke i hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand.

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik.

Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri. (BIRN)

23 Komente

  1. H
    Hajdutit I duhen pranga...

    Hajdutet e kane doren e leshuar...nje nenpunesi shteti I dridhej dora po re paguante kaq thjesht per lobim

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca-Bajram

      Ku ne te somes i gjejn milionat keta politikaret tane te "ndershem" per lobim...!!!????? Bastard e shkuar bastardve. Atij i duhen bllokuar ato para te vjedhura, ato jane gjaku i popullit te rrjepur pre ketyre shkerdhatave!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Baca! I gjejne tek demokracia qe na solli, Rajsoni i amerikes, kesaj i thone blerje te drejtesis me pare, por jo duke koruptuar gjukatat vendese, po nepermjet "mikut dhe aleatit" tone amerikan, se ai vendos drejtesi, sigurisht kundrejt pages, prandaj s'ke pse habitesh, vjedhja e popullit behet ne bashkepunim me miqet e huaje te demoshkerdhecis

        Përgjigjjuni
    2. V
      Veti

      Rama dhe veliaj kane paguar miliona euro e dollare per te lobuar per karriget e veta dhe per te demtuar te tjeret

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zizi

        Veti ,Rama dhe Veliaj ka @iredhe Motren tende, pa pagese Natyrisht.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Olsi

        Ketij hajdutit sikur i jane sekuestruar te gjitha parate,ku i gjeti per lobim apo per te jetuar jashte vendit?!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tre

          Rama ben te njejten gje por ju nuk shkruani asgje. Jeni totalisht te shitur.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Pak.Shifer rrene.500 mije ero vodhi pastrusja te vartesja e tij.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje pakice poshte pallatit ! aty rini.

              hahhaha mese e vertete..Te kujtohet ai babai i djalit qe thoshte en Interviste ! do shese shteoine te nxjere djalin nga burgu ! na myten....ahahahah. Ai qe eshte i ndershem....qendron perpara Drejtesise....se Drejtesia e re dhe me vezhgim dhe nga Evropa Drejtesia nuk te denon pa faje... Ata qe ikin e kane krimbin ne bythe..por milionat nje pjese i kane akoma te shperndara neper miq e familiare....deri sa pagiajne nje zyre Avukatie 150 mije...te dhemb koka ti numeroshe e jo ti dhuroshe...Avukateve...

              Përgjigjjuni
            2. t
              tani

              cfare plehre. Spaku ti shkoje deri ne fund ketij dhe shokeve te ketij. jane bere ministra e nepunes shteti sikur jane miliardere!

              Përgjigjjuni
              1. $
                $$$$$$

                Akuza te paverteta te ngritura nga qeveria shqiptare thote birn......ka ngritur akuza qeveria ndaj ahmetajt????? apo spaku....çfare shkruani mor aman se moret popullin ne qafe ooooooo gazekare leshi........ na i hoqet petllën ore......

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rrofte lexhenda dhe Tigri

                  150 $ me djersen e B.... ballit duhet t'i kete.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Ben

                    Cfare pune ke ne SHBA ti more kopuk! Dukesh qe ke miliona te vjedhura prandaj paguan kaq para! Pago kot se asgje nuk do fitosh!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardesi

                      Ky pederast ka vjedh shume...te kthehet ne spak....kush ka bere ta haje....

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pilo Lala

                        Vetem pederast nuk eshte ky. E ka vertetuar, se ka shtypur gjysmen e Ministrise Financave. Shikoni mire, se mund te keni ne shtepi ndonje pinjoll te Ahmetajt, te pakten do ju mbaje me buke, se jane rrace e zgjuar.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Titona

                        Mirë e ka Spartak Ngjela kur thotë se këta erdhën në Tironë me këpuçë Gjirokastre , ky qelbaniku që lobon me 150 mijë $ nuk kishte kishte këpuçë Gjirokastre por opinga të grisura dhe një trastë lecke me arna kur erdhi në Tironë dhe tani na lobon te amerikanët të cilët na ndertuan SPAKUN , pra i bie që Amerikanet nëse i marin parasysh këtë lobin të jenë kundra SPAKUT që e ndertuan vetë. Sa e rre mendja të shkretin katunar që i vjen era bajgë edhe pse është strehuar në qytetin e bankiereve…..

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Ripjellja

                          Kur sekuestrohen pasurite e hajduteve behet gjoja, jo prej verteti. Ndryshe keto nuk do kene buke per te ngrene. Kjo eshte drejtesia e re, e kulluar amerikane. Ripjellja pjell vetem anarshi dhe pandeshkueshmeri. Votojeni perseri qe t'ju shkoje thika tamam ne palce.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti

                            ky ta rregulloj me salen tani qe ta mbroji sepse keshtu e kemi ne shqiptaret

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Mir ben lobon me parat e vjedhura nga shqiptaret bastardi , po kur e mer ky budallai gjat me shkoll te mesme ne gjuh te huaja e ben minister finance kte pusht mashtrus kte bastardin , i ka ardh dita .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kajmakeria e Rilindjes

                                Arben Ahmetaj si Zevendes-Rama ne qeverine Rilindja, nuk eshte aspak i "kerkuar" (mos e zgjasni me kete gallate)...se ai qe eshte ne kerkim nuk rri ne nje resort ne Lugano te Zvicres (sic edhe detyrohen ta pranojne tashme)

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Noc Rroku

                                  i kërcënuari, i përndjekuri, strehim politik dhe banim në LUGANO, bashkë me bankierët më të mëdhenj të botës , kjo do të thotë socialist, dmth proletar.... . mjero mo harro ti dërgosh pjesën, se do ja çosh pastaj me kamatë, se tigri " proletar" , nuk ta fal 60 meleon evro, që kërkoi si pjesë të tij.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. "
                                    "BOHOTINA"

                                    Shume e madhe leket e lobimit. Pse sa e kishte rrogen ky qe i paskan tepruar kaq shume ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Skraparliu

                                      O tedi bibilushi o servili Ilir Metes e more veshe qe ka ngele Ahmetaj pa leke dhe kishje merak se nuk kishte leke per te paguar shkollen e cupes po ato 150 mije erot ku i gjeti per lobim,pse nuk ja paguani ju te lsi se beni ju ka xhane ju furnizoi me letra se kujtonte se do shpetonte,prandaj o Bibilush ike laj corapet se i mbane nje muaj pa lare ne kembe dhe kundermon dynjane ke dhe leke tani te beri likja,here tjeter kur te mbrosh Benin matu mire se sdihet secdel.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje