Haklaj: Fronti opozitar, konfederatë anti-SPAK! Krijohet për të përballuar problemet personale

17 Shkurt 2024, 17:27Politika TEMA
Haklaj: Fronti opozitar, konfederatë anti-SPAK! Krijohet për të

Azgan Haklaj në Dritare Tv ka komentuar frontin opozitar mes disa partive, duke e konsideruar këtë një konfederatë anti-SPAK.

Haklaj tha se kjo konfederatë është krijuar nga opozitarëve për probleme personale dhe për mbijetesën politike.

“Ajo është një konfederatë anti-SPAK, sepse shqetësimi i tyre nuk është demokracia por mbijetesa e tyre politike. Pas shpalljes non grata dhe përjashtimit nga PD të Sali Berishës, kemi asgjësimin e Kushtetutës dhe votës së lirë.

Pas Gërdecit, Berisha bleu heshtjen e opozitë së Ramës. Kemi një oligarki politike dhe ekonomike, mes krimit të organizuar nga pushteti. Nga 2018-2021, ku u rrëmbye karrigia e Bashës, kemi një triarki, Berisha-Meta-Rama.

Berisha deklaroi se nuk do ta përziejë PD me problemet e tij personale, lufta në Parlament bëhet gjoja. Në demokraci ka dy shtylla, opozitë dhe mazhorancë, ndërsa nën emrin e fjalës së lirë, ata po bëjnë një dramë në dyert e Parlamentit. Janë skeçe.

Çdo demokrat e kupton se kjo bëhet për ti bërë ballë SPAK, i cili kërkon çlirimin e demokracisë. Ky investim i SHBA tek SPAK po jep frytet e para, po kthen drejtësinë në vend. Tani po gjenden forma, pasi nuk ndërhynë dot te Reforma Zgjedhore, dolën me skemën tjetër, me konfederatën, çfarë është dhe kush është aty”, tha Haklaj.

5 Komente

  1. T
    Treni

    Epo inshallah shqipot marrin atë që meritojnë. Nëse ajo është rruga që duan të ndjekin, udha e mbarë si thonë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pastertia te afron me njerezimin .

      Nje Malesore i paster dhe i vertete simbas Traditave te Malesoreve .

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Kush e merr ne interviste Azleshin eshte me kar se ai.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati me mend ne koke

          Azgani djale i mire. Thote gjithnje te verteten.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shko

            Fuck bastardeve te kombit Saleh krimi,dhe Like floriri...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje