Enkelejd Alibeaj: Qeveria me koalicion më efikase se ajo monopartiake

16 Shkurt 2024, 21:50Politika TEMA
Enkelejd Alibeaj: Qeveria me koalicion më efikase se ajo monopartiake

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar sondazhet e bëra gjatë kësaj jave.

Ai ka rënë dakord me 60.06% të anketurave të cilët kanë shprehur mendimin se një qeveri koalicioni është më e mirë se një qeveri monopartiake.

Sipas Alibeajt, një qeveri koalicioni mund  të jetë ndonjëherë edhe më efikase se një qeveri monopartiake.

“Një qeveri efikase nuk do të thotë domosdoshmërisht një qeveri monopartiake. Madje unë jam nga ata që mendoj se një qeveri monopartiake mund të mos jetë efikase.

Madje një qeveri me shumë parti, sigurisht koalicioni që bëhet me shumë parti, është koalicioni bazuar në disa vlera, me një program politik dhe me disa synime qeverisëse që do duhet të arrijnë, mund të jetë fare mirë efikase”,-tha Enkelejd Alibeaj.

5 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Mbajeni o miq, se iku nga trute e kokes edhe Keli!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pse, per te vjedhur te gjithe ju, se ndonje gje per te sherbyer popullit nuk jeni.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tim

        Ja dhe nje Nard tjeter

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po vullneti i shumicës (qoftë dhe 50% 1) , apo var

          Mê mirë do ishte mos bëhen zgjedhje fare , t’ë krijohet FEDERATA e PARTIVE SHQIPTARE ( F P SH ) , ku t’ë marin pjesë të gjitha partitë e spektrit politik që janë nja100 , dhe të bëjnë një qeveri me nja dhjetë kryeministra e 20-30 zvëndësa , me nja 100 ministri nga një për ç’do parti , duke i kënaqur të gjitha partitë , si ato me vule por pa elektorat dhe ato pa vulë por që marin vulë borxh apo dhe ato parti pa parti por me kryetar , e ne fund futini nje DACIBAO “ RROFTE FEDERATA “ !

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sala i rruges

            Toc ,gomar do me u fute ne qeveri me llyllken

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje