“I refuzoi brutalisht”, Baton Haxhiu: Ja mesazhi i Blinken për opozitën

16 Shkurt 2024, 14:36Politika TEMA
“I refuzoi brutalisht”, Baton Haxhiu: Ja mesazhi i Blinken për

Gazetari Baton Haxhiu tha se refuzimi brutal që Sekretari amerikan i Shtetit i bëri opozitës duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, është një përjetim i rëndë politik.

Sipas Haxhiut, ky është një mesazh që SHBA ka dashur t’i japë opozitës në Shqipëri se është fajtore për regjimin, siç e quan Berisha, me veprimet dhe mosveprimet e veta.


“Është dhimbje e madhe, përjetim i rëndë politik. Sekretari i shtetit realisht refuzon, jo estetikisht, as me nuanca, por brutalisht duke i dërguar mesazh që fajtorët pse ky lloj regjimi, siç thotë Berisha, është i tillë, se kanë bojkotuar zgjedhjet lokale dhe kanë djegur mandatet.

Dhe nëse këta besojnë se demokracia ruhet mbi këto parametra, jo. Janë edhe pushtete të tjera. Dhe ajo që ka munguar në këtë vizitë dhe është shqetësuese është se nuk është hapur çështja e mediave. Problemi i demokracisë në Shqipëri është opozita dhe mediat”,  tha Haxhiu në një intervistë për Euronews Albania. 

 

3 Komente

  1. T
    Tim

    Po nuk reduziert hajdutet , kjo eshte cudia...por te shikojme Daten 26 me gjyqin cdo ndodhi...nese gjykata eshte e pavaruar e Blinken nje zyrtar I rradhes

    Përgjigjjuni
    1. A
      Analistet me para ruse do zbulohen shpejt

      Drejt Baton, shpejt do dalin emrat e mediave dhe analisteve qe paguhen nga Rusia dhe nongrata. Mbajeni mend!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baton Legeni

        Baton je nje ish spiun i UDB, cfare mutin do ketu ne Shjqiperi qe ngele dyerve te TV dhe llap per llogari te Edit ne cdo emision, shko ore qelbo ne vendin tend dhe treguhu cfare mur burri je, pis.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje