Mesazhi i Blinken për opozitën? Arta Dade: Fakti që nuk i takoi, tregon shumë

16 Shkurt 2024, 21:01Politika TEMA
Mesazhi i Blinken për opozitën? Arta Dade: Fakti që nuk i takoi,

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe mesazhet që ai përcolli gjatë vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë.

E ftuar në Ditarin e Pasdites me Bruna Çifligun, Dade tha se mesazhi më i rëndësishëm, ndonëse i paartikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte mos takimi i asnjë palëve nga opozita.

Sipas saj, ka një arsye për këtë vendim.

“Ai nuk ka dashur që të hyjë në problemet e brendshme, se nuk e kupton cili do e takonte nga opozita, është e përçarë që përjashton Bashën që është shprehur në mbështetje të nismave të SPAK, ata të gjithë kanë marrë një sulm kundër organeve të drejtësisë dhe duke qenë se është një angazhim i SHBA, iu është dhënë një mesazh lidhur me problemet e drejtësisë”, tha Dade në A2 CNN.

1 Komente

  1. S
    Socialisti i thjeshte

    Artë diplomatja tregon qe nuk pyet fare per shqipetaret por sheh interesin e vendit te tij. Ky eshte fakti qe flet shume pak.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje