Blinken nuk e paska problem shallin e Sokol Sadushit

16 Shkurt 2024, 17:20Politika TEMA
Blinken nuk e paska problem shallin e Sokol Sadushit

Nga Dritan Hila

Që nga dita që trupa e re e drejtësisë filloi të marrë formë, është ndodhur nën sulmet e opozitës, e cila duhet thënë që nuk është se e votoi në bllok po mos të ishin telefonatat e Donald Lu që i nxori të gjithë për leckash në votim.

Pas kësaj nuk kanë munguar sulmet për delegitimimin e tyre. Më së shumti i ha goditjet SPAK-u, por nuk kanë munguar as ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe ndaj Gjykatës së Lartë.

I fundit ishte sulmi ndaj Sokol Sadushit, kryetarit të Gjykatës së Lartë, duke u nisur nga një pjesëmarrje e tij në përkujtimin e Brigadës së V-të Sulmuese, si djalë i një prej komandantëve të saj.

Parë në rrafshin personal të Sadushit, të jesh krenar për babanë tënd, i bën nder vetë atij. Brigada e V-të ishte njësia që u themelua me njerëz nga krahina e Labërisë dhe mori pjesë në luftimet më të ashpra, duke e vazhduar marshimin e saj deri në Vishegradin e Bosnjës së sotme.

Të vësh shallin e kuq në ceremoni, shall i cili ishte simbol i njësive të LANÇ-it, është sjellja më simbolike që mund të bëhet dhe nderon çdo pasardhës të atyre që patën kurajë të luftonin për lirinë e vendit, pavarësisht se sot jemi në një periudhë kur gjithfarë pasardhësi bashkëpunëtorësh të pushtuesit dhe agjenturash të huaja e ka për nder që është i tillë.

Ne të paktën nuk jemi në fazën që pasardhësit e partizanëve ta kenë për turp që luftuam për lirinë e vendit. Si të tillë kanë qenë aleatë të britanikëve, amerikanëve dhe sovjetikëve.

Natyrisht që Blinkeni e ka ditur se kë takon, e ka ditur se kush po e zbaton reformën e ideuar prej tyre dhe nuk ka asnjë kompleks të takojë fëmijën e një ish-aleati të SHBA-së. 

Për më tepër Blinken duke qenë hebre, mund të ketë siklet të takojë pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazizmit, por jo të atyre që luftuan kundër tij.

Sa për Sokol Sadushin, mund të thuhet që të jesh krenar për origjinën, veçse i bën nder. Siç duket e paskan për fis që ta pastrojnë vendin nga plehrat. (Dritare.net)

25 Komente

  1. K
    Ku e gjen kete drejte Blinken te beje foto me prok

    Ky koqja me emrin Blinken nuk ben dot nje foto qofte edhe me nje prokuror apo gjyqtar te kaunti apo qyteze ne Amerike se per ata te gjukates se Larte (Supreme) as qe behet fjale del e ben foto me prokuror te komunizmit dhe pionere te Enverit.

    Përgjigjjuni
    1. f
      foshnja

      Nga e di ti qe eshte koqe Blinken dhe nuk ben dot foto me gjyqtar katundi. Pse i eshte dhe hapesire funderrinave si ty te shprehin mendimin e tyre ne kete kohe?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dauti

        Po more shaldhjer i sali kurves po.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roland

          Injoranca dhe keqdashja shpesh here nuk e njeh arsyen dhe per me keq tenton te deformoje e te vjelle vrer. Per fat te mire sot , me ndihmen e partnereve miq nderkombtare eshte vendosur nje format , per drejtesine qe percilet nga nje protokoll i rrepte dhe jo nga urdhera kryeministrash e politikanesh,apo interesa te ngushta. Ketu behet fjale per drejtesine si pushtet i pavarur, qe historikisht ka qene i neperkembur.Per zbatimin e detyrave qe shtrohen , ngarkohen njerez me integritet , nivel intelektual te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem ne detyren qe ju ngarkon Ligji. Zbatimi Ligjit ne demokraci , nuk ka te beje me perkatesite apo simpatite politike ose jo, por me moszbatimin e thyerjen e Ligjit , i cili percakton qarte detyrat per cdo punonjes te drejtesise ne zbatimin e tij qe percillet nga njerez te depolitizuar , si nje nga kushtet. Sokol Sadushi eshte nje aset kombetar, qe shquhet per kapacitetin , ndershmerine e patriotizmin e tij. Pra vleresohet pikerisht nga kreditet reale te tij dhe rigorozitetin. I Uroj suksese.

          Përgjigjjuni
        2. a
          arian

          O gazetar koti.O i biri i nje monstre qe este bere i njohur ne pese kontinente per krime ndaj grave me kombesi te huaj ne Shqiperi ne kohen e Monsters Hoxha...Lexo dhe shkruaj ndonje gje interesante se me cfare shoh ju informacionet i merrni kafeneve(asnje nuk ndjek politiken amerikane,por ndjek interpretimin e interpretimeve ....dhe keto ne shqip). Nuk pret kush moral nga nje funderine si ty qe ka idealizuar Ish Sigurimin famekeq ne ekran. Monstrat sjellin ne jete monstra si ty.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrapo Hekali

            Sigurimi ju shtypi koken klysheve te serbit e grekut si puna jote. Mbake dhe emer arian bytha jote

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na mbytën carat

              Ore karian,ti pëlqen dhe ndjek kriminelin komunist më fanatik Sali,ti vlerson Andin e gjyshit me baba kriminel që ka internuar me qindra,apo agim Nesho po i të njëjtës familje kriminele e sa e sa Tritan presha e co,dhe na shan e ja heq të drejtën Hilës

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Ju keni te drejte; mos degjo keta komentuesit poshte sepse ne radhe te pare nuk e kane njohur babane monster Hilë te ketij Driteshkurterit dhe se dyti duke lexuar komentet duket qarte botekuptimi i cunget që nese je kunder Hiles (proRama) me siguri je me Berishen.

                Përgjigjjuni
              2. T
                T

                Super artikull.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tartufi

                  Ri ri degjenerata dhe kujtohet dhe na flet per ,,, c lirime ,,,Degjenerate e miletit te dores se fundit Hila ,,,,,,, C lirimi eshte tjeter gje ,jo mizerija njerezore qe krijohet per nje cope buke ,duke qene kapter bunkeri me zinxhira neper duar !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    XhaFCK

                    Sokol Sadushi eshte njeri me kulture dhe horizont te gjere. Kam nderin ta njoh qe nga shkolla e mesme (Sami Frasheri). Respektin per ata qe cliruan Shqiperine nga pushtuesit, duhet ta tregoje cdokush qe ka gjak shqiptari dhe respekt per ata qe sakrifikuan jeten e tyre kur te tjere nderkohe ishin bere pale dhe sherbetore te pushtuesit. Blinken e ka te qarte se shqiptaret ishin ne krahun e clirimtareve dhe te vendeve qe luftuan nazifashizmin. Krricat e opozites le te vazhdojne akoma me qemanen e care. Askush si degjon.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      ENTSOE

                      Te lumte z.Dritan!

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        emma

                        Ceshte ky artikull idiot mor amani, si e botoni!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Slabinjeri

                          O Hila ngjyra e kuqe ekziston vetem ne trurin e komunistit Sali qen Bishes dhe te disa idiotave qe e ndjekin prapa e qe ne vend te trurit kane balte jo si te gjithe njerzit e zakonshem , bile keta te fundit nuk duan tja dine jo per te kuqen po as per blune qe medemek perfaqeson pd . Ja shikoi edhe komentuesit e Salmutitqe marrin guximin e vene ne diskutim qendrimet e Blinken e jane gati ta quajne nen nivelin e lideri legjendar malokut Sali kafsha . Kurre nuk do merzitesha me ca tipa si Tritan preshi apo Boleonja apo thith lopa Vokshi se e fundit fare jane ushqyer nga Salhaleja po me cudit fakti me disa te rinj fare qe nuk e kane jetuar kohen ekomunizmit te Enverit me tituj gjoja profesor edhe dalin neper studio e marrin model Saliun per ta nxjerre pd nga kriza me idete e tij largpamese e fat te keq ke goxha tipa .

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Ben

                            Sokol i biri Maliqit Dhe i shallit, dhe i Ligjit Aty ku je ne Shallvare Mos e caj bythen fare. Ata qe per dite llapin Le te te rruajne trapin Se je bir i Laberise Gur i rende i Drejtesise. Nuk te kam vecse shok Por edhe mik me koke Pavaresisht se c’vjellin plehrat Ty me shume te rriten plehrat. Te uroj jete te gjate Dhe gjithnje me ballin larte Palacot surrat majmuni I zente nen vete Beuni.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben

                              Pavaresisht se c’vjellin plehrat/ Ty me shume te rriten vlerat. ( me larte eshte lapsus)

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironci

                                Ca ka barku nxjerr bardhaku!!!! Plehre eshte

                                Përgjigjjuni
                            2. N
                              Non grata

                              Kush flet per shall te kuq! Minimalja qe mund te beje nje bir krimineli te diktatures eshte te mbylle halene!!! Po s’ke faj as ti dhe as shoket e tu, se ua ka hapur halene nipi i Kolekes kriptokomunisti mafjoz Rama! Nuk ju ben pershtypje qe Sek i Shtetit i jep doren atij qe ka korruptuar agjencine me prestigjoze Amerikane (apo keshtu shitej) dhe ka vene ne dyshim gjithe aktivitetin e saj nepermjet te korruptuarit McGonigal. Ky (Blinken) ose ka marre urdher te prere nga Sorros qe te vije nje dite para gjyqit te McG ose Rama i ka premtuar ndonje gje te madhe qe ne nuk e imagjinojme dot! Ndryshe sot ai duhej te vinte te takonte Shqiptaret e jo politikanet e korruptuar! Ai duhej te vinte te shpallte Edi Ramen non grata per demin e madh qe i ka shkaktuar imazhit te FBI (krahasojeni me demin qe i ka shkaktuar Berisha?!)

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E vërteta

                                O non grata, të takonte shqiptarët thua ti? Po atë bëri more ditëzi, takoi përfaqësuesin e shumicës së shqiptarëve, KM Rama! E kuptoj dhimbjen e pakicës ku bën pjesë edhe ti po i ka jeta këto. Foltorja nuk është parti, është bandë kriminale dhe e ka vendin pas hekurave.

                                Përgjigjjuni
                              2. O
                                Oh sa kom qesh

                                Koqes Blinken i mungosh nje shall i kuq i Pionereve te Enverit.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  art

                                  Ne shqiptaret duhet te mesojme te nga nje artikull i tille. Shkrim me mendje te hapur. Me pelqen Dritan Hila

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Emil

                                    Amerika ka shume kohe qe është bere Ameriqi... Po shqiptaret janë gjithmonë vonë, vonë për tu shkëputur nga turku, vone për te shembur komunizmin, vonë për në BE etj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dos

                                      Si mund te publikoje kjo gazete kshu lloj traplliqesh?! I plasi trapi blikentit te merret me shallin qe llidh sadoshi apo palloshi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liria ka emer iriz pekmezi

                                        Bravo Sadushi patriot i vertete

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rodolfi

                                          Ky është ndryshimi i demokracisë së ramës me atë të demokracisë berishës. Ku sot dhe një hajdut pulash kërkon lekët e burgut si i dënuar politik, dhe ku shkruan e shan ku mëlçit sa nuk i plasin, dhe kërkush nuk i shkon natën ta marri dhe t’ju shkërdhejë fisin. Kjo ndodhte në kohën e berishës, ku të digjte studion, dhe të zhdukte fëmijët, ose vdekja do të vinte në mënyrë natyrale ashtu sikur dinte si të hiqte qafe, dhe të nesërmen të qante. Shikoj këtu që ka akoma kërrma që shkruajnë me pseudonime, sepse kujtojnë taktikën e kërrmës tyre, që kur flisje kundër, të nesërmen gjymtoheshe, këtë dhe bushati e ka provuar, ku nja gjashtë muaj nuk doli nga shtëpia, i fashuar dhe futur në allçi si pitkini nga mercensri tsçi oil i berishës. Kështu që me ramën , bërtisni e pëlcisni mëlçitë, se gjë nuk ju gjen.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje