
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.
Kosova feston sot 16 vite që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri më tani mbi 100 vende të botës e kanë njohur atë.
Për 15 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive. Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.
Urime për 16 Vjetorin e Pavarësisë së shenjët dhe madhështore të Republikës së Kosovës, Lirisë sonë! Në këtë Ditë të Bekuar e të Shenjtë, në Ditën e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës Kosovës, s’ka si mos të shpalosim lavdinë përherë të gjallë të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë tonë Nacionae, për Atdheun tonë dashur. Ata heronjë e heroina nga UÇK legjendare, tashmë simbole të përhershme të përkushtimit dhe guximit me në kry Adem Jasharin, dotë mbeten të skalitura në zemrat dhe mendjet tona për jetë. Urimi dhe falenderimi shkon për gjithë që kontribuan në çlrim si ish-të burgosurit politk, si bartësit e të gjitha proceseve çlirimtare, pastaj gjithë miqtë ndërkombëtarë me në krye SHBA që kanë ndihmuar në udhën tonë drejt çlirimit nga robëria kolonialiste serbe. Urimi shkon edhe për gjithë ju, që keni qenë krah për krah me ne, për fitoren e madhe, për Lirinë e Kosovës si e mira universale për secilin dhe të gjithë njerëzit që arsyen e kanë prioritet jete. Republika e Kosovës ishte dhe do të mbetet shembulli më frymëzues i mundshëm për të gjithë që Lirinë e vlerësojnë si të natyrshme, pra njerëzore. Republika e Kosovëes është Flamuri ynë simbili i lavdisë tonë, emri që përshkruan historinë tonë dhe triumfin e Lirisë mbi robërinë gjakatare serbomadhe. Urime të përzemërta për Republikën e Kosovës, për Lirinë tonë, dhe për një të ardhme akoma më të ndritur për secilin dhe gjithë ne! Gëzuar! Isa H. Dërmaku