
Mazhoranca është dakord në parim me kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i PS u konfirmua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Spiropali tha se dosjet e sigurimit duhet të hapen për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.
Ky reagim i Spiropalit erdhi në Komisionin e Ligjeve, e cila u pyet nga kreu i Grupit të PD-së, se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.
“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë.
Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje. Dua të di qëndrimin tuaj”, tha Alibeaj.
Spiropali tha se ata që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit, nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. Por ministrja u ndal në një pikë kyçe, duke theksuar që nuk janë dakord që të hapen ato dosje të cilat identifikohen si kërcënim i sigurisë kombëtare.
“Referuar propozimit tuja, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen.
Kjo duhet diskutuar për të rënë dakord. Janë pak çështje që ne biem dakord por Një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz q që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminal dhe atë kohën që kanë qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Ne kemi disa propozimet tona në ligje të tjera, kodin zgjedhin, ligjin për autoritetin nga nevoja që ka lindur dhe nga kërkesa e autoritetit për të hequr pengesë për të hequr verifikimet e mëparshme. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara”, tha Spiropali.
Shkoi Salehu dhe fuksi AGBV i sigurimit Meta per lesh ....shife kur te hidhet si gjel deti Meta .... tegjithe te dalim ne prteste perballe Parlamentint dhe Kryeministrise ......ama jane dakort dhe PD -ja e ligjshme ??? Iken per lesh ...boll me se kane care llarin kaq kohe , u ngrit tjetri nga vari dhe na krijoj Foltoren , u fut nga dritaret dhe tha : PD-ja eshte e imja ....tjetri nuk priste te gdhihej dhe rembeu LSI dhe me shpejtesine diellore e ktheu Partia e Lirise ..... Po cjane keta plera mor zot qe nuk na shqiten ....ptuuuu qelbesira , lan nam per pak meshire .....
Të kishit pritur edhe 10 vjet të tjerë. Plera!!!
Po ata që kanë qën drejtues ne ppsh!? Cfarë bëhet ?
hahahahahahahahahahaha nuk del ligj per ata shoku , do behet nje mish mash qe sdo mare vesh i peri te dytin ...se te gjithe kane qene komunista , i pari Salahu....sja ke pare teseren kur ja botojne ??? Si ka vonuar kuotat asnje ore jo dit po ore hahahahahahahah , po ik o ik , demokrate si keta bej cdo mengjes .....demokrat i vertete qe fliste kundra sistemit te atehereshem ka qene vetem nje ...Lul bytha hahahahahahahhahaha ai fliste kundra qeverise Hoxha dhe kur e ndiqte sigurimi Lul karabushi manovronte dhe i zhdukej , shikonte filma perndimore , bente aksione , degjonte muzike te huaj me ze te lart ne radio Iliria hahahahahahahha Luli pra , Lul bytha e ndiqte sigurimi dhe nuk harinte ta kapte kurre ......bythqiri Lul demokrat i terbuar , qe e jema ishte punonjese e Komitetit Qendror dhe Luli doli demokrat .....Meta spiun . Salahu komunist i regjur , Rama bente gangsterin dhe kryengritesin me Spiro Koleken nga mbrapa ....thuam sinqerisht shoku , vertet beson se keta zabrahane jane demokrate dhe besojne te demokracia ?????? A e di si eshte shprehur James Beker ish Ministri i DASH ne Qeverine Bush kur vizitoi Shqiperine ???? Dokumenta , jo peralla .......iu be pritje madheshtore , qe mbushur Sheshi Skenderbej si asnjehere tjeter .....i thote ndihmesit ....mos i beso ketyre , e shikon si erdhen punet , keta qe sot bejne keshtu per ne , para 5 vjeteve qanin me lot per udheheqesin e tyre ....me pak fjale ne beme sikur ishim demokrate , dhe ata , (partneret ) ben sikur na besuan ....per hir te pluralizmit ne Shqiperi dhe me sebepin e shembjes se sistemit komunist ben nje sy qor dhe nje vesh shurdh ......kaq e thjeshte eshte , kush do e beson , kush do te genjeje veten beson se keta komunistet e thekur dikur nga nje dite ne tjetren u ben demikrate ...shoku te me falesh qe u zgjata ....tung
Artikull leshi i paqarte nuk kuptohet fare bile edhe se cfare ka dashur te thote spiropali nuk del as pak e qarte .Ne dini shqip beni artikull ne mos dini mos shkruani ju lutem .Mjaft e ngateruat kete popull.Mos shkruani sipas perkatesive.
dhe ....Kush i ka shërbyer Sigurimit, s’ka vend në politikë. Do ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara". Çka do të thotë se po abonohen krimi, hajnija dhe plaçka dhe se ata që kanë vjedhë plaçkit kanë marr mjaftë dhe tash vetëm duhet të heshtim dhe ata të jetojnë si veshka në dhjam. Nëse nuk konfiskohet e gjithë ajo që kanë vjedhur e plaçkit ketë popull dhe ketë vend mos e bënë as ketë sepse s’ka nevojë. U kry maskarada.