
“Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet. Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë me çdo kusht që të ndodhë diçka e keqe”.
Kështu u shpreh kryeministri Rama në një intervistë të fundin për median gjermane “Der Spiegel” teksa u pyet për situatën në Ballkan pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Rama u shpreh se ndikimi rus në Serbi është i madh dhe rrezikohet që kjo të shndërrohet në diçka të tmerrshme.
DER SPIEGEL: Lufta në Ukrainë ka ndryshuar botën dhe tani po kërcënon paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Sa e thellë është kjo ndarje?
Edi Rama: Shumë e thellë. Më shumë se 80 për qind e serbëve mendojnë pozitivisht se si Putin po kundërshton aktualisht Perëndimin, por në Shqipëri popullariteti i tij është më pak se një për qind. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga qeveria jonë, menjëherë pas fillimit të luftës. Ndikimi i Moskës në Serbi është i fortë, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës është madje shumë i fortë. Rusia ka shumë ndikim te serbët. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të shndërrohet në diçka të tmerrshme.
DER SPIEGEL: Për çfarë duhet të jemi të përgatitur?
Edi Rama: Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet. Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë me çdo kusht që të ndodhë diçka e keqe.
DER SPIEGEL: Çfarë këshilloni ju?
Edi Rama: Nuk mund të kërkosh shumë nga Beogradi tani. Gjithçka mund të përmbyset. Serbia, për shembull, nuk mund të sanksionojë Rusinë.
DER SPIEGEL: Putinit i pëlqen të përdorë historinë e Kosovës si shabllon për pushtimin e Krimesë, Donjetskut dhe Luhanskut. A ka ai si pikë faktet që NATO bombardoi Beogradin dhe pushtoi Kosovën pa mandat të OKB-së?
Edi Rama: Arsyeja e vetme që nuk kishte mandat ishte se Rusia dhe Kina votuan kundër. Aneksimi i Krimesë ndjek një model imperialist, si sulmi ndaj Ukrainës, një vend sovran dhe demokratik. Bombardimi i Beogradit dhe çlirimi i Kosovës në atë kohë, nga ana tjetër, i shërbeu qëllimit për të shpëtuar popullsinë nga spastrimi etnik. Dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më në fund konfirmoi pavarësinë e Kosovës si akt të së drejtës ndërkombëtare.
DER SPIEGEL: A ka ndryshuar asgjë në të vërtetë në Ballkanin Perëndimor në njëzet vitet e fundit?
Edi Rama: Ballkani ka qenë gjithmonë një vend i tensionuar, ai është i brishtë. Por, unë pretendoj se situata është më e mirë sot se në çdo kohë tjetër.
DER SPIEGEL: Si mund të përcaktohet kjo?
Edi Rama: Me gjithë mosmarrëveshjet, gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që nga një takim në Berlin në 2014 se ne duhet ta kthejmë rrjedhën e historisë së bashku. Duhen hapa të vegjël për të ndërtuar një marrëdhënie më të madhe, ashtu si gjermanët dhe francezët lëvizën ngadalë drejt paqes së plotë pas Luftës së Dytë Botërore.
DER SPIEGEL: A vlen kjo edhe për marrëdhënien tuaj me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç?
Edi Rama: Absolutisht. Historia e shqiptarëve dhe e serbëve është histori dhimbjeje dhe gjaku. Por, kur u zgjodha kryeministër, vendosa të shkoj në Beograd. Vizita ime në vitin 2014 ishte e para e një kreu të qeverisë shqiptare në Serbi pas 68 vjetësh. Dhe pastaj Vuçiç erdhi në Tiranë. Kjo tregon se sa larg kemi arritur.
DER SPIEGEL: A ka ndonjë shpresë për një marrëveshje për çështjen e Kosovës?
Edi Rama: Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur.
DER SPIEGEL: Një lloj miniSchengeni mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë?
Edi Rama: Po, ku janë të ftuar edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit. Vuçiç ka pranuar kështu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një hap i madh përpara dhe një arritje vërtet e madhe politike.
DER SPIEGEL: Vetëm Kosova nuk merr pjesë. Pse kryeministri Albin Kurti është kundër projektit ballkanik?
Edi Rama: Kurti thotë se serbët duhet së pari të kërkojnë falje për atë që u kanë bërë shqiptarëve. Dhe unë i them po, Serbia duhet të kërkojë falje. Pyetja e vetme është kur? Unë mendoj se falja do të vijë kur dialogu të funksionojë. Ëilly Brandt nuk u gjunjëzua as në vitin 1946. Ai u gjunjëzua në Varshavë vetëm në vitin 1970. Jeta jonë politike mund të jetë e polarizuar sot, shpesh nuk mund të biem dakord as për motin këtu. Por, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka konsensus absolut.
DER SPIEGEL: A mund të shërohet trauma e luftërave jugosllave?
Edi Rama: Duhen hapa të vegjël për të ndërtuar një marrëdhënie më të madhe, ashtu si gjermanët dhe francezët kaluan ngadalë drejt paqes së plotë pas Luftës së Dytë Botërore. Open Balkan është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq.
DER SPIEGEL: Ashtu si Shqipëria, edhe Serbia po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Beogradi vazhdon të blejë gaz dhe armë nga Rusia. A mund të ketë sukses një akt i tillë balancues në planin afatgjatë?
Edi Rama: Serbia ndjek traditën e politikës së jashtme të Jugosllavisë komuniste të paangazhuar, dëshiron të jetë e mirëpritur në të gjithë botën, në Uashington dhe në Bruksel, në Pekin dhe në Moskë. Kur bëhet fjalë për gazin rus, më duhet të them se serbët janë në shoqëri të mirë!
DER SPIEGEL: Nga erdhi uniteti?
Edi Rama: E gjithë historia jonë është formuar nga regjime dhe perandori që nuk i kemi zgjedhur ne, nga osmanët, komunistët, mbretëritë, sistemet totalitare.
Vite me perpara situata ne ballkan ka qene shume e nderlikuar dhe tani ka ndryshuar dhe cdo gje eshte qetsuar
rusia eshte bere nje problem me te vertet i madh por duhet gjetur nje gjuhe e perbashket
kjo seshte rruga e duhur ballkani nuk ka per tu percar sidomos tani qe jemi ne hapat tona te fillimit dhe te bashkpunimit midis vendeve
Kjo gje duhet te parandalohet sa me pare tani sa eshte heret sepse mund te ndodhe dicka e keqe me vone
lufta nuk sjell gjera te mira sic dhe po e shikojme por e mira eshte bashkbisedimi per te qetsuar gjakrat
Eshte e vertete qe ndikimi rus mund te shnderrohet ne dicka te tmerrshme por kjo gje urojme qe te parandalohet sa me pare
Duhet te bejm dicka qe ta parandalojme kete gje pasi do na marin ne qaf te gjithve
Se kuptoj pse esht njeri kaq negativ ky dhe vetem luft do . Me fat ne qe kemi dike si rama qe vetem paqen do
E kam fiksim qe kur pushtova Italine e Duçes 1939, qe dua te pushtoj Afrikën e Veriut. Vdes te me pallojë një gamile maturë. Edhe ne ender me del kur ma ben lopthi. Dhe disa gamile do ti sjell tek kafazoinstalacioni tek KM, bashke me babuinet bythkuq. Ti kem sa here me ha bytha.... dëgjo o Fugeee se mos ngateron gamilet me xhirafat o manall !! Fiksoje: gamilet jane qafegjata, xhirafat me dy gunga! Idiot !
ndikimi rus ne serbi ka qen gjithemin dhe bwsoj se nuk do tr iki por rendesi ka qe nuk do te ket ndikim ne mardhenjet tona me serbin dhe nuk do te ket ndikim ne ob
A se pa ukrainen ca i ndodhi , do te shkatrrohet cdo vend tani
rusia mund te ket ndikim por jo ne open ballkan pastaj rusia dhe seria te bejn cfare te duan me njera tjetren vetem mos te ket ndikim tek ne
nese keni par me vemendjen gjithe historin politike te viteve te fundit ne serbi gjithmon ato kan qen aleat me rusin dhe besoj se nuk do te ket ndikim tek ne
Rusia po perhap frike dhe terror ne shume shtete por shpersoj qe kjo gje te mbaroj sa me shpejt
Nuk mendoj se rajoni mund te perballet me ndo nje luft por shpresoj qe rusia te ndaloj sa me shpejt kete gje
Nuk mendoj se do te kemi nje rrezik nga rusia nese bashkpunojm dhe bashkolhemi do te jemi me te fort se kurr
Rusia ate pret , nje konflikt i vogel dhe bam nderhyn ajo se do te shtrije tentakulat sa me shume
Edhe ne rast se nuk e njef kosoven serbia , ju Kryeminister bashkepunoni me albinin per heqjen fare te kufirit
Edhe ti per kete arsye, dmth per te na mbrojtur nga rusia, qendron krah per krah me vllahun tend vuqiqi edhe e mbron aq fort nga be. Bravo bablok, lum shqipet ane e mban qe te kane ne krye te shtetit ame,
E dijme qe rusia deshiron qe ta zgjeroje konfliktin e saj ne ballkan duke ngacmuar serbine prandaj rama mundohet te mbaje marredhenie diplomatike me serbine
Putini ate do. Te influencoje mbi serbine per kosoven dhe ja plas lufta direkt
Prandaj ju kembengulni gjithmone qe te ulni ne nje tryeze kosoven dhe serbine per te ulue sado pak gjakrat
Duhet te mbajme marredhenie te mira me Rusine e te bashkepunojme
Mendoj se duhet te jemi sa me te afert me Rusine per te parandaluar cdo situate te papritur
Duhet te mbajme marredhenie te mira me Rusine qe mos te kemi perseri nje lufte nga ajo
rusia ka si synim prishjen e gjakrave ne ballkan por ne nuk duhet ta lejojme kurresesi
Duke qene optimist dhe te kujdesshem shohim qart se sa shum japesira mbrojtjeje jane krijuar
Putini vec marrezi dhe tensione do me kriju ndaj sduhet tbiem pre
gjithmone rama ka insistuar per te sjelle dialog mes kosoves dhe serbine ne menyre qe i gjithe rajoni te marr zhvillimin qe meriton
Te lumte Edi Rama.Vertet merton fjalet me te mira .Politika e jashtme e jotja si kryeminister eshte realpolitike dhe ne inreres te kombit tone ne kete fushe mendoj se mer noten 10.Mos u step nga kurti ai e ka ndare mendjen eshte nxenes i sales .E provoi edhe ne zgjedhje me vvv vc e tij ne zgjedhjet parlamentare ne shqiperi.Turpi e mbulofte gjoja nacinalist.