
“Nuk ka më pandëshkueshmëri të njerëzve që kanë bërë krime në vend”. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri duke iu referuar Shkëlzen Berishës, i cili u paraqit për herë të parë dje para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje per rreth 1 ore e 30 minuta për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” Beqiri u shpreh se duhet të ishte marrë në pyetje që në vitin 2008 kur humbën jetën 26 persona.
“Pandëshkueshmëria e njerëzve që kanë bërë krime nga më të rëndat në vend ka rënë. Nuk ka kush i mbron më këta. Për rrjedhojë duhet të shkojnë e të japin llogari për të gjithë krimet që kanë bërë.
Në rastin konkret kemi të bëjmë me krim shtetëror, me korrupsion të lartë shtetëror, i cili për të marrë miliona eurot të barutit e trafikut të armëve nuk kursyen as 26 shqiptarë që i vranë dhe 400 të tjerë i plagosën.
Ai duhej pyetur që kur ndodhi ngjarja në 2008 se biznesi ishte i familjes Berisha. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, implikoi dhe bëri pjesë të organizatës kriminale dhe ministra të tjerë si Famitr Mediu”, tha Beqiri.
Avokati u shpreh se Sali Berisha me të birin dhe bashkëpunëtorët në kohën kur ishte në qeveri duhet të merren të pandehur.
“Duhet të merret i pandehur Sali Berisha për vrasjen e 26 personave. Dëmshpërblimet që i takojnë familjeve t’i paguajë familja e tij. Duhet të merret i pandehur Shkëlzen Berisha, Aldo Bumçi dhe e gjithë struktura tjetër që i ekzekutoi”, tha Beqiri.
Akuzave të opozitës se hapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit dhe 21 janarit po përdoret politikisht, Beqiri iu përgjigj duke përmendur fabrikën e boronicave të ngritur nga Shkëlzen Berisha në Gërdec.
“Po si po përdoren politikisht? Kush i vrau ata 26 persona? A po paguan buxheti i shtetit shqiptar një dëm të pallogaritshëm për të gjithë familjet se ua mori jetën Sali dhe Shkëlzen Berisha.
Çfarë kusuri kemi të paguajmë neve për krimet që shkaktuan ata? Bëri sfidën më të paskrupullt Shkëlzen Berisha se me paratë e Gërdecit, po në Gërdec bën fabrikën e boronicës. 2 milionë euro me gjakun e atyre që u vranë”, tha Beqiri.
Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.
Kjo eshte gjuha e Burrit te Vertete dhe Juristit qe kerkon Shtet Ligjore e Drejtesi ne vendin tone . Mendoj se ktij Avokati Patriot duhet ti bashkohen gjithe Juristet ne ate vend dhe te gjitha se bashku te kerkojn me Force qe Drejtesia te bej Detyren per te cilen paguhet prej 32-vitesh nga ky popull
Mese te drejte ka z.Avukat Beqiri.. Atyre kermave ja duhen Futur ne Burg ose Populli TI terheqin zvare neper Bulevard. ! MJAFTE duruat ho popull ,,frika ka humbur ,,,Aklajt po eiten dhe shume te tjere ,qe duhan TI shqyhejne keta Kriminele. !
Mese te drejte ka z.Avukat Beqiri.. Atyre kermave ja duhen Futur ne Burg ose Populli TI terheqin zvare neper Bulevard. ! MJAFTE duruat ho popull ,,frika ka humbur ,,,Aklajt po eiten dhe shume te tjere ,qe duhan TI shqyhejne keta Kriminele. !
Mese te drejte ka z.Avukat Beqiri.. Atyre kermave ja duhen Futur ne Burg ose Populli TI terheqin zvare neper Bulevard. ! MJAFTE duruat ho popull ,,frika ka humbur ,,,Aklajt po eiten dhe shume te tjere ,qe duhan TI shqyhejne keta Kriminele. !
Sa i besohet ketij ? Kryetari Partisë së Unitetit Kombëtar, avokat Idajet Beqiri është arrestuar nga policia e Kosovës në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar për vënien e tij në pranga. Kohë më parë, Sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, z.Beqiri ishte dënuar nga drejtësia belge me katër vjet heqje lirie për organizim sulmesh të dhunshme.
Pikerisht se Zoti Idajet Beqiri ka qene organizator i aksioneve per lirine e Kosoves, duhet besuar dhe perkrahur qe agjentet serbo-ruse qe e shkaterruan dhe e vrane popullin shqiptar te dalin perpara Drejtesise se Re te Shqiperise.
Zoti Beqiri populli shqiptar do të jetë mirënjohës në jetë të jetëve për qëndrimin tuaj në mbrojtjen të së drejtës. Ju falenderoj ë ju dhe familjen tuaj për sakrificat që keni dhe vazhdoni të bëni. Jemi krenarë që ka shqiptar të tillë, njërëz si ju janë krenaria jonë dhe do të jetoni në historinë e tij., si përballja e Gjergj Elez Alisë me Balozin e detit. Uroj t'ia dalim kësaj mortaje.
O avukat , andej nga anet e mia thone : nga e thena ne te bere , te ndan nje mal i tere .....mos ube dhe ti garant si Taku , he derman se sta kemi borxh....u ngopem me peralla , atanuk cojne dot ne burg Salianjin , do cojn Berishen me te birin , zgjohu avukat dhe mos shiko endera me sy hapur .....