Çështja e 21 Janarit, e rihapur kohët e fundit nga SPAK, ka sjellë në dyert e drejtësisë personazhe të shumtë të ngjarjes famëkeqe të vitit 2011, ku në bulevard u vranë katër protestues.
Lidhur me këtë ngjarje, juristi Rezart Kthupi thotë se “21 janari” u zvarrit për 13 vjet dhe se kjo çështje duhet të ishte zbardhur më përpara.
Kthupi u shpreh se Sali Berisha, nuk lejoi drejtësinë të bënte punën e saj.
“Kryeminsitri nuk lejoi të merreshin kamerat e sigurisë, nuk lejoi një pushtet të pavarur të bënte detyrën e tij.
Ajo çështje duhet të zbardhej më përpara. Ajo që tregoi 12 janari, ishte se nuk kishte drejtësi të pavarur, drejtësia u tut përballë pushtetit. Në 13 vjet, kjo çështje u zvarrit.
Drejtësia humbi përballë pushtetit ekzekutiv”, theksoi ai në një intervistë për “Newsline” në ABC News.
Lini një Përgjigje