VIDEO/ Samiti Parlamentar në Letoni, Spiropali: Shqipëria, një partner i besueshëm në mbështetjen e Ukrainës

24 Tetor 2024, 11:30Politika TEMA
VIDEO/ Samiti Parlamentar në Letoni, Spiropali: Shqipëria, një

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, të mbajtur në Riga, Letoni.

Në fjalën e saj, Spiropali nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, duke e cilësuar atë si një mision të përbashkët të vendeve demokratike.


“Mbrojtja e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Ukrainës është një mision i të gjithë vendeve tona, i të gjithë parlamenteve tona. Takimi ynë sot, në të tretin Samit të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, është një kontribut për sigurinë europiane dhe globale dhe dëshmon vendosmërinë tonë qe kjo te behet e mundur nëpërmjet një paqeje të drejtë.

Krimea ishte fillimi i pushtimit rus. Prandaj Plaftorma e Krimesë është përpjekja jonë e përbashkët t’i rezistojmë tentativës së Rusisë për të shkatërruar rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla”, tha Spiropali. 


Ajo theksoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës nëpërmjet sanksioneve ndaj Rusisë, ndihmës ushtarake dhe përfaqësimit aktiv në nisma ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit dhe samitet për rimëkëmbjen e Ukrainës.

“Shqipëria është një partner i besueshëm në mbështetjen e Ukrainës. Parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus deri ne fund.

Një nga vendet e para me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihma me pajisje ushtarake, Samiti  i Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, i mbajtur në Tiranë në shkurt 2024, me prezencën e Presidentit Zelensky, Konferenca e nivelit të lartë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, në Berlin, Samiti i Nivelit të Lartë të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në këto dy të fundit kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj Shqipërinë, gjithë nismat e SHBA, BE, NATO dhe komunitetit ndërkombëtar,  kontributi si bashkëpenëmbajtëse me SHBA, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit gjatë viteve 2022-2023, janë shenja te forta te mbështetjes sonë te palëkundur.

Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, por për një paqe të drejtë dhe rindërtimin e vendit”, shtoi Spiropali. 

@gazetatema Spiropali: Shqipëria, një partner i besueshem në mbështetjen e Ukrainës #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound Gazeta TemA

2 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Eshte bere alamet pjeshke Mamica..ka hequr qimet, ka krehur leshrat, ka ndare vetullat, ka ngritur mollezat, eshte lyer me krem te bardhe sa duket me e bardhe se thinjat e Pandit, eshte veshur allafrenga, me vathe te shtrenjta, eh ca ben paraja ca ben, nga kokepalare me rrecka me vija te zhubrosura te kthen ne gop modeleje...saqe edhe pensionistat e shohin me zili se mund tua ngrere...pensionin..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Po ky Pand qyli nuk iu nda lekut te kollajshem. Eshte i papertueshem qe te mos beje asgje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje