Arrestimi i Ilir Metës, Meçe: Aty s’kishte asnjë forcë, shteti s’njeh më as padrino, as grup kriminal

24 Tetor 2024, 09:43Politika TEMA
Arrestimi i Ilir Metës, Meçe: Aty s’kishte asnjë

Analisti Arben Meçe komentoi pamjet e arrestimit të Ilir Metës mesditën e së hënës, në hyrje të kryeqytetit teksa po kthehej nga Kosova.

“Nuk është marrë me forcë Ilir Meta, aty u tregua që shteti është mbi Ilir Meta, aty u tregua se shteti është mbi strukturën kriminale, aty populli shqiptar pa shtetin dhe ne këtë duhet të shohim, triumfoi shteti përfundimisht.

Shteti nuk njeh më as padrino, as grup kriminal, as këtë strukturë, që po shkërmoqet tashmë”, tha ai në studion e emisionit “Real Story”.

Meçe shtoi se për herë të parë shqiptarët po shohin që shteti ka marrë në dorë detyrën kryesore, atë të zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke nisur fillimisht me goditjen e grupeve kriminale dhe përfaqësuesi të politikës.

Ai theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha kishin krijuar një strukturë të tyre, e cila funksiononte me mendësinë e dhunës, por tashmë drejtësia theksoi Meçe po vepron duke i goditur ato.

“Për herë të parë po shoh shtetin mbi këta. Deri dje, shteti ka qenë nën këta, sepse shtetin e kanë dominuar këto struktura. Jo pa qëllim them struktura e Ilir Metës dhe e Sali Berishës, sepse shikoj në mendësi se si funksionojnë, që thirrja e Sali Berishës është dhunë.. dhunë.. dhunë, është shprehje e inkoshiencës që ka brenda.  Tani, shteti fuqishëm ka dalë mbi ta.”, tha ai.

Lini një Përgjigje