“Partizani” - Sot seanca në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë me Berishën, dhëndrin e tij dhe të pandehurit e tjerë

24 Tetor 2024, 09:33Politika TEMA
“Partizani” - Sot seanca në GJKKO, çfarë pritet

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen e aferës Partizani. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 nga gjyqtarja paraprake Flojera Davidhi.


Pas shqyrtimit të dosjes me 333 fashikuj, tashmë gjyqtarja Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim. Njëjtë edhe për Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begejan si dhe financierja Andia Pustina, që kreu procedurat për privatizimin dhe ndërtimin e  19 kulla në truallin e ish-kompleksit sportiv.  

Nëse dosja kalon për gjykim, kjo do shënojë përballjen reale të Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë shqiptare. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim.

SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Dosja 'Partizani', të pandehur


Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, dhe "pastrim parash"

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për "pastrim Parash"

Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

1 Komente

  1. S
    Shume i indinjuari

    Ku ka burg per keta more ju hengert mortja more dite zinj dhe pune zinj,keta duane litarin dhe perseri pak e kane. MORE : SI KA MUNDESI QE COBANIT I BESOHET GJITHE KOPEJA DHE PER KETE PAGUHET SA FRENGU PULEN DHE KY FILLON I HA CDO DITE NGA NJE DERISA U BE MULTILILARDER NUMER NJE NE EUROPE :MJERE COBANI MJERE SHQIPERIA.Ju thono burg jo mor jo burg por LITAR me pak graso.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje