Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë mënyra për të “shëruar” marrëdhëniet dypalëshe

24 Tetor 2024, 10:51Politika TEMA
Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë mënyra për të

Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë një mënyrë për të rikuperuar dhe “shëruar” marrëdhëniet dypalëshe. Qëllimi është të thyhet akulli i krijuar nga çështja Beleri- theksojnë burime diplomatike greke.

Në këtë përpjekje, sipas të njëjtave burime po merr iniciativën zëvendësministri i Jashtëm përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike Kostas Fragogiannis, i cili aspiron të nisë një “agjendë pozitive” me Shqipërinë.

Fillimi pritet të bëhet brenda pak ditëve gjatë vizitës së Fragogiannit në Tiranë me rastin e Forumit të Biznesit Greqi-Shqipëri në datat 30 dhe 31 tetor,të organizuar nga Shoqata e Bizneseve dhe Industrive greke dhe Dhomat Ekonomike të Tregëtisë në Athinë dhe Tiranë.

Në misionin e biznesit do të marrin pjesë rreth 25 kompani nga sektorët e ndërtimit, menaxhimit të pronave, energjisë së rinovueshme, hotelierisë dhe mikpritjes, menaxhimit të eventeve, ushqimit dhe pijeve, teknologjisë, sigurisë dhe farmaceutikës.

Fragogianni gjatë qëndrimit në Shqipëri do të ketë kontakte si me homologun e tij, ashtu edhe me aktorë të tjerë qeveritarë që mund të përfshihen në çështjet që lidhen me “axhendën pozitive”.

Diplomatit grek vjen në këtë përpjekje duke pasur eksperiencën e zhvillimit të “axhendës pozitive” me Turqinë, dhe beson, sipas burimeve diplomatike , se përmes çështjeve ekonomike, mund të sjellë një ripërtëtim të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Vlen të theksohet se “faktori pozitiv” ka kontribuar ndjeshëm në dialogun greko-turk, duke formuar strukturën e Këshillit të Bashkëpunimit me parimin «duke punuar së bashku për çështjet ekonomike, të hedhur bazat për diskutime më të vështira politike”.

Siç theksohet nga burime kompetente të Ministrisë së Jashtme, zhvillimi i marrëdhënieve greko-shqiptare është gjithashtu i rëndësishëm për shfrytëzimin e asetit të komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në vend, i integruar plotësisht në shoqërinë greke. (TCH)

3 Komente

  1. J
    Janulla

    Para se te fillojm mardheniet e mira duam te qim ne byth pamukun …keete bythqirin e kishes ….tja valojme nje here , te na e mari me llap pastaj shikojme e bejme ….po pamukun , Detarin , edhe Kalec Degen tua shpartallojme farfallat …

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      O Micokak , zgjati doren dhe pershendete se te ka bere nderin me te madh qe eshte e mundur ….i beri tyt eti bustin brenda tokes shqiptere ….vetem nga kjo ule koken dhe leri me njeane idjotesite shoviniste dhe lojrat e peshtira ….mer shembull nga jot moter qe e mori ne telefon dhe e falenderoi boterisht ….ti mor legen spo u jep letra shqiptereve qe punojne e derdhin djersen per 30 e me vite kurse omologu yt i ngriti bustin tyt eti ….a konosh o konosh , sy gedalle dhe i pa pjekur mbete ….

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje