Gazetari Fatos Mahmutaj teksa foli për çështjen e “21 janarit, theksoi se në gjithë këto vite ish-kryeministri Sali Berisha kishte ndërtuar një politikë të tillë që të tjerët t’i kishte në shërbime, pasi do t’i merrte në mbrojtje.
Gjithashtu gazetari shtoi në emisionin “Real Story”, në ABC News se nga përgjimet e “Sky ECC” do të ketë ngjarje të tjera duke shtuar se politikanë shqiptarë kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.
“Do t’ju kem gjithmonë në mbrojtje dhe bëni çfarë të doni, vetëm goditni gjithkënd që më del përpara në rrugën time. Nuk është e thënë që Berisha që të dalë të thotë ik vrisni, janë vetë këta që ua thonë dhe ai e aprovon.
Ai të tillë e ka ndërtuar politikën, pra janë të tjerët që e bëjnë dhe për benefitet që kanë pas. Unë e kam thënë, kam pamje të momentit të djegies së makinave. Edi Rama nuk dogji makinë…Edi Ramës do t’i bëhej atentat sepse i kishte prerë rrugën Berishës sepse kishte ngritur popullin kundër Berishës.
Por shërbimi Informativ punoi mirë dhe u arrestuan. Pra nuk ka nevojë t’u thotë Berisha, dalin vetë këta kamikazët”, tha ai, duke shtuar: “Nga “sky ecc” do dali që politikanë shqiptarë u janë vetëofruar grupeve kriminale.
Por këto do jenë dosje të tjera që SPAK i ka Belgjika dhe Franca i ka dërguar në Prokurorinë shqiptare. Do ketë akoma më lart. Kjo është e sigurt”.
Bravo ju lumte. Lujini fene ketyre bastardeve. Vetem me nderhyrjen nga jashte mund te kapen keta qelbesira qe e kane shkaterruar kete vend te shkrete. Sa me shume dosje. Do i vije radha dhe atij te madhit qe ngre shalet ne kryeministri. Te gjithe do lajne hesapet.