"Ilir Meta ia dha tokën shqiptare të burgosurit përjetë në Bangladesh"

24 Tetor 2024, 10:25Politika TEMA
"Ilir Meta ia dha tokën shqiptare të burgosurit përjetë

Biznesmeni Bujar Zhuri tregoi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv një tjetër marrëveshje të firmosur në dëm të Shqipërisë nga një ministër i Ilir Metës.

Sipas Zhurit, ministri Panariti ia dha projektin për ndërtimin e një ferme bujqësore në Topojë të Fierit, një biznesmenit nga Bangladeshi që erdhi në Shqipëri për të pastruar para dhe sot vuan burgim përjetë.

Toka që ai mori për 99 vjet ka 10 vjet në proces gjyqësor pasi duan t'i marrin Shqipërisë 1 milionë euro dëmshpërblim sepse projekti nuk u bë.

“Zoti Meta ka qenë strumbullari i prishjes së një tjetër projekti të mirë në Shqipëri. Bëhet fjalë për 1140 hektarë tokë në Topojë të Fierit që do ktheheshin në fermë bujqësore nga një kompani norvegjeze.

Kjo sipërfaqe iu mohua njërës nga dhjetë familjeve më të pasura norvegjeze edhe iu dha një bangladeshasi Mohammad Obaidul Karim, i cili erdhi për të pastruar para në Shqipëri.

Bëhet fjalë për rreth 700 mijë euro që janë të zhdukura nga llogaria bankare e kompanisë AgriProduct. Obaidul Karim, edhe Ministria e Bujqësisë në të cilën Meta kishte zotin Panariti ministër, orientoi që këtë projekt do ta merrte bangladeshasi, ndërsa toka që ai mori për 99 vjet ka 10 vjet në proces gjyqësor.

Sepse pasi Mohammad Obaidul Karim u tërhoq nga kompania, projekti kaloi në disa duar dhe sekserët e mëvonshëm hodhën në gjyq shtetin shqiptar për t’i marrë 1 milionë euro. Një fakt interesant është se ai ka marrë lejeqëndrimi për 62 orë në Shqipëri dhe tani ka nënshtetësi shqiptare.

Mohammad Obaidul Karim u arrestua pas tërheqjes nga kompania edhe u dënua me burgim të përjetshëm. Kjo është një dosje më vete që duhet hetuar patjetër nga SPAK-u”, tha Zhuri .

4 Komente

  1. D
    Detari

    i njejti popull jeni bangladeshas-uzbekistanas etj una faca una raza

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse kush do e ndalonte Djallin e Tasmanise ?

      Ky, Rrospi fshati dhe Kafsha Primitive e shpelles, e kishin Shqiperine si Pron Pivate,siedhe Shtetin.Pra ,imagjinoni ; Ky ja shiste Shqiperine ,cdo Deliquenti se vinte nga india,Bangladeshi,Afrika ,s'kishte rendesi,,mjafton qe Xhuxhi Mafioz president ,mjafton qe t''i mbushnin thesin me miljona .Po Afera me TAP ?Ajo eshte komplet Antishqiptare.Ky Monster burgun e ka Falje !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. p
        ppa

        Korrupsionin Meta e ka bere me ushtaret dhe kapterat e tij , sic eshte ky "bolja" Panariti, qe kapardisej si kukull pas Metes. Edhe ky e te tjeret si ky duhet te merren ne pergjegjesi penale.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtësia

          Ky Panariti është jo vetëm kukull, ku është kokrra e hajdutit. Ndiq paranë thotë Drejtësia, po duhet ta ndjeki tek të gjithë ish ministrat e LSI, drejtorët e KESH të LSI që sot administrojnë parat e shefiz ça në Angli e ça në USA. Por ky Panariti dhe Haxhinadtp janë më hajdutët. Shikoni me çfarë parash studiojnë fëmijët e tyre nëpër universitetet më të shtrenjta në Londët?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje