Kryeministri Edi Rama niset sot drejt SHBA-ve në vijim të turit të tij dhe takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Kreu i qeverisë të shtunën në orën 11:00 me orën lokale, do të takohet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në New York.
Pas takimit me diasporën atje, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi.
Të dielën, më 3 nëntor, do të takohet me shqiptarët në Selanik. Ky është takimi i dytë që Rama do të zhvillojë në Greqi, pas atij të 12 majit në Athinë.
Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Për këtë, Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror Zgjedhor miratoi me pesë vota pro rregulloren që i hap rrugën regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.
Sipas rregullores së miratuar, çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë dhe që kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të paktën 68 ditë para datës së votimeve. Sipas KQZ-së, zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyre, e cila është e aksesueshme dhe pa pagesë.
Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë do të llogaritet në qarkun ku ata kanë jetuar para se të largohej nga Shqipëria.
Ne Saloniki do te jene present me prit citjoneziun vec kokepalaret e ardhur me leoforio nga Albanistan....asnje tourkalvanos qe banon ne Saloniki nuk ka shanc te lere merokamata-n ne maje te ullinjeve e te shkoi te degjoi pordhet e Ramazonit.....!!
Hajde ketu ne Kanada te mesosh si kane ardhur Greket dhe si i trajtonin. Turp te keni, sidomos nese vertete jeni dhe shqiptar. Ne emigruam nga halli, po jemi bere drejtore, inxhinjere, avokate, mjeke etj. Greket kane 100 vjet emigrim, vetem restorante dhe agjensi udhetimi kane hapur.
100% e sakte. Vetem brezi i trete i grekeve e italianeve flasin anglisht. Derra e kalu derrave. Te mos flasim per sllavet se jane kategori e vecante idiotesh.