“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu” - Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

28 Janar 2025, 17:55Politika TEMA
“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu” - Rama zbulon

Kryeministri Rama ka kryer një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe jo vetëm.

Përballë 2 studenteve të gazetarisë, kryeministri Rama iu është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me politikën, aktualitetin dhe gjithashtu edhe me stilin e të veshurit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka treguar një episod me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet.

A ka një arsye të veçantë pas stilit të veçantë që ju përdorni, ngjyrat e çorapeve apo kravata?

Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi.

Dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tyek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”.

Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë.

9 Komente

  1. T
    Taipi

    U shkulëm.gazit me shakatë e kripura te Duces ( dhe te Pandelushit jem)

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Do i kete thene edhe prit thonjte

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        per llogrite ne Qipro, cfare i thate njeri-tjetrit?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fundërrina albanistan

          NA JE BERE BAJAT ATA QE TE DUAN .JU Q.... GRAT

          Përgjigjjuni
          1. L
            Landi

            edhe ty qe do Saliun te qifshim gruan,motren,mamane,kusherirat e para e gjithe fisin ! O funderine; po ky ri ne pushtet sepse u ka juve perballe

            Përgjigjjuni
          2. T
            Teodor

            Beni ndonje laboratory per shkencat reale jo budalleqet gazetarestke...beni laboratory per ujin...energjine, fiziken...matematiken...

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opitek

              Hej , seriozisht e ke ! ? Me atë po ! Jo si ne do t'ju përhera kujtohen cave . Përallisnani ca të ra fobish . Po o për hell ! Kaostran . S'u mungoi !

              Përgjigjjuni
              1. W
                W

                Sa te jete Saliu ne PD ketu e kemi dhe kete Picasson tone

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tuti

                  Po dihet ajo, Pandeli Majko është injorant për shumë ghona

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje