Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

18 Mars 2026, 10:45Politika TEMA
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë“.

Me anëtarët e Senatit u  rikonfirmua angazhimi i  përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare“, shkroi Hoxha.

 

3 Komente

  1. B
    B.B

    Te pakten Elisa dilte me mire ne foto se kishte hedhur gjithe ato para per botox. Se per nga permbajtja po te njejtat fjale boshe dhe ky. Servil i Edi Rames.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kris

      Nje fjale per njohjen e Kosoves nga spanja e tha valle?

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Zvarranik

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje