Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

18 Mars 2026, 08:50Politika TEMA
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimi Evropian për heqjen përfundimtare të të gjitha masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

Në një reagim publik, Hoxha u shpreh se ky vendim, edhe pse i vonuar, është një njohje e qartë e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

“Ky hap, edhe pse i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit konstruktiv në rajon”, u shpreh ai.

Sipas tij, vendimi i BE-së hap një fazë të re për Kosovën, duke i mundësuar akses të plotë në fondet dhe programet evropiane.

“Vendimi i sotëm hap një kapitull të ri—duke mundësuar qasje të plotë dhe pa pengesa në fondet e BE-së, asistencën dhe bashkëpunimin e gjithanshëm. Ai kontribuon në rindërtimin e besimit dhe forcon më tej besueshmërinë e procesit të integrimit evropian”, theksoi ministri.

Hoxha nënvizoi gjithashtu se ky zhvillim ndihmon në rikthimin e besimit dhe e bën më të besueshëm procesin e integrimit evropian.

“Ai kontribuon në rindërtimin e besimit dhe forcon besueshmërinë e vetë procesit të integrimit”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te e ardhmja, ministri theksoi rëndësinë e hapave të mëtejshëm për Kosovën në rrugën drejt BE-së.

“Avancimi drejt rrugës evropiane të Kosovës, përfshirë shqyrtimin pa vonesë të aplikimit për statusin e vendit kandidat, do të kontribuojë drejtpërdrejt për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, tha Hoxha, duke shtuar se kjo rikonfirmon perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi për heqjen e masave u konfirmua nga Komisioni Evropian, i cili bëri të ditur se është liruar e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë dhe se do të rifillojë angazhimi i plotë me institucionet e Kosovës.

Masat ndëshkuese ishin vendosur në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, duke përfshirë pezullimin e fondeve dhe takimeve zyrtare, ndërsa situata politike gjatë vitit 2025 kishte sjellë edhe ngadalësim të reformave në vend.

1 Komente

  1. S
    Shkodra

    E integroi Shqiperine ky dhe tani do integroje dhe kosoven. Cu be me ate raportin e KE s'na the asnjehere?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje